Adobe arnoi 18 vrima sigurie në Flash për desktop dhe Android

Publikuar më: 11-03-2016

adobe_flash_player_v10_icon-100611356-largeAdobe publikoi disa versione të reja të Flash duke arnuar plot 18 vrima kritike të sigurisë të cilat mund të shfrytëzohen për të kompromentuar kompjutera në rrjet dhe një prej tyre rezulton të jetë përdorur nga hakerat.

“Adobe është në dijeni të një dobësie sigurie CVE-2016-1010 e cila po përdoret aktualisht nga hakerat,” u shpreh kompania. Kjo dobësi u raportua tek Adobe nga hulumtuesit e sigurisë së Kaspersky Lab.

Kështu Adobe rekomandon përdoruesit që të instalojnë versionin më të fundit të Flash në Windows dhe Mac me numër versioni 21.0.0.182 dhe për Linux me numër versioni 11.2.202.577.

Siç e dini Adobe Flash është i integruar në Google Chrome, Internet Explorer dhe Microsoft Edge të cilët do të përditësohen automatikisht. Madje Adobe ka përditësuar edhe Adobe AIR, Air SDK, Air SDK & Compiler dhe Air për Android ku që të gjithë përmbajnë komponentë të Flash.

Dobësitë e Adobe Flash në të kaluarën janë shfrytëzuar gjerësisht për të kryer sulme në ueb dhe për këtë shfletuesit kanë implementuar një masë sigurie e cila kërkon informacion përpara se të shfaqë një përmbajtje bazuar në Flash. (PCWorld Albanian)

Adobe arnoi 18 vrima sigurie në Flash për desktop dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)