Adblock Plus shkaktoi probleme gjatë luatjes së videove në Youtube

Publikuar më: 14-03-2016

adblock-plus-primary-100618445-largeNdërsa po rriten bujshëm përpjekje për bllokimin e reklamave online, ka ardhur momenti që këto iniciatorë të marrin një përgjigje të ashpër nga vetë platforma më e ndjekur e videove në planet Youtube.

Ditën e sotme përdoruesit kanë filluar të ankohen për probleme të qasjes në Youtube dhe shkak është bërë Adblock Plus. “Një gabim ka ndodhur, ju lutem provojeni më vonë,” ishte mesazhi që u ballafaquan përdoruesit ndërsa përpiqeshin të qaseshin në Youtube.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, video luhej më pas normalisht. Ajo që mendohet të ketë shkaktuar këtë problem janë pikërisht reklamat që shfaqen përpara se të luhet videoja. Nëse e provoni do të ballafaqoheni me një ekran të ngjashëm që shfaq një televizor me antenë jofunksionale.

Edhe pse nuk ka diçka konkrete, më e keqja është një eksperiment i Google për të luftuar bllokuesit e reklamave. Disa burime të tjera hedhin tezën se aplikacioni Youtube interferon me atë të Adblock.

Aktualisht ky problem shfaqet vetëm në shfletuesin Chrome shkruan VentureBeat. (PCWorld Albanian)

Adblock Plus shkaktoi probleme gjatë luatjes së videove në Youtube
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)