Adblock Plus ofron një alternativë të re për bllokimin e reklamave

Publikuar më: 12-08-2016

adblock_plus-930x488Të enjten Facebook deklaroi se kishte filluar të shfaqte reklama në shfletues “për njerëzit që për momentin po përdornin softuer për të bllokuar reklamat”.  Adblock Plus, një nga bllokuesit më popullorë të reklamave me mbi 500 milion shkarkime, u përgjigj po atë ditë duke e quajtur lëvizjen “një rrugë e errët kundër zgjedhjes të përdoruesit”. Sot, vetëm dy ditë më vonë, Adblock Plus po ofron një alternativë për përdoruesit që ta implementojnë vetë, i cili do të marrë efekt për gjithë përdoruesit automatikisht në “pak ditë”.

Tejkalimi konsiston në një filtër të re të shtuar në EasyList, lista filtruese më popullore e Adblock Plus e rekomanduar zyrtarisht edhe nga vetë programi. Ky është kodi që ju duhet të shtoni nëse doni ta bëni automatikisht:

facebook.com##DIV[id^=”substream_”] ._5jmm[data-dedupekey][data-cursor][data-xt][data-xt-vimpr=”1″][data-ftr=”1″][data-fte=”1″]

Instruksionet për rifreskimet e listës filtruese variojnë sipas shfletuesit.

Në Firefox:

  1. Zgjidhni Firefox >> Add-ons (Për Mac OS X / Linux, zgjidhini “Tool” nga menuja >> “Add-Ons”)
  2. Klikoni “Extensions”, gjeni Adblock Plus aty, shkoni tek “Options” dhe pastaj klikoni “Filter preferences…”.
  3. Shtypni këtë kombinim për të rifreskuar të gjitha filtrat: Ctrl-Shift-T ose klikoni me të djathtën në një filtër dhe zgjidhni “Update filters”.

Në Chrome:

  1. Klikoni butonin e menysë të Chrome, shkoni tek “Tools” dhe zgjidhni Extensions”.
  2. Gjeni Adblock Plus dhe klikoni “Options”.
  3. Klikoni butoni “Update now”.

Në Opera :

  1. Klikoni butonin “Menu” (Për Mac OS X/ Linux, “Tools”), zgjidhni “Extensions” >>”Manage Extensions”.
  2. Gjeni Adblocker dhe klikoni ikonën e tij të vogël të mjeteve dhe zgjidhni “Preferences”.
  3. Klikoni butonin “Update now”.

Historia nuk ka mbaruar ende. Siç thotë edhe Adblock Plus, Facebook mundet ta rregullojë këtë zgjidhje që ka gjetur Adblock në çdo kohë. Si e përshkruan kompania, kjo është si loja macja me miun, çdo herë Facebook ndryshon diçka, komuniteti i bllokuesve të reklamave do të përgjigjet. (PCWorld Albanian)

Adblock Plus ofron një alternativë të re për bllokimin e reklamave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)