Adblock Plus lançon një fushatë reklamimi me platformën e reklamave të pranueshme

Publikuar më: 14-09-2016

adblock_plus-930x488

Adblock Plus, me mbi 100 milion përdorues aktivë mujore, prezantoi të Martën një platformë reklamash të pranueshme në fazën beta. Administratorët e faqeve të zgjedhin reklamat e pranueshme dhe ti vendosin ato nëpër faqe. Vizituesve të cilët përdorin Adblock do tu shfaqen një listë e caktuar reklamash, në vend të asaj çfarë do të kishte faqja normalisht.

Asnjë prej reklamave nuk do të gjurmojë përdoruesin nga faqja në faqe, dhe do të jenë të kufizuara në dimensione dhe vendodhje të caktuar sipas rregullores së përdorimit të Adblock Plus.

Programi synon të ndihmojë publikuesit, megjithatë reklamat e pranueshme janë ende më pak fitimprurës se sa të çfarë mund të publikohej nëse nuk do të ishte Adblock Plus, duke kufizuar fitimet uebsajteve.

Platforma debuton sot në beta. Publikuesit do të mbajnë 80% të fitimeve nga të ardhurat e reklamave të tregut, me 20% e mbetur që do të ndahet mes palëve të shumta të përfshira në shërbimin e reklamave. Adblock do të marrë 6% të të ardhurave totale. (PCWorld Albanian)

Adblock Plus lançon një fushatë reklamimi me platformën e reklamave të pranueshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)