Adblock Plus i bashkohet festës. Lançon një shfletues për Android

Publikuar më: 20-05-2015

screen-shot-2015-05-18-at-16-11-00Adblock Plus, një nga shtojcat më popullore për bllokimin e reklamave online, ka publikuar një shfletues të ri mobil duke integruar teknologjinë e saj që në fazat beta të zhvillimit.

Ky shfletues u prezantua ditën e mërkure, dhe kompania e citon atë si shfltuesin më të kompletuar ndërtuar ndonjëherë. Në fakt, në vend që të shkarkoni shtojca për bllokimin e reklamave, shfletuesi do I bllokojë ato automatikisht ndërsa shfletoni në ueb.

Shfletuesi aktualisht është i disponueshëm në Android, por ajo që na ra në sy ishte mundësia për të lejuar disa reklama të shfaqen në shfletues. Adblock ka integruar edhe një funksionalitet që do të lejojë ca reklama “të pranueshme”. Kompania shkon më tej duke pretenduar se reklamat e bllokuara nga ky shfltues do të ulin konsumin e energjisë me 23 % por edhe do të mbrojë përdoruesit nga infektimi me maluer nga këto reklama. (PCWorld Albanian)

Adblock Plus i bashkohet festës. Lançon një shfletues për Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)