Adblock dhe Adblock Plus të disponueshëm në Microsoft Edge me versionet eksperimentale të Windows 10-tës

Publikuar më: 09-05-2016

microsoft-edge-100582336-largeAdblock Plus po vjen së shpejti në Microsoft Edge. Të paktën ky është premtimi i Microsoft, por nëse keni versionin më të fundit eksperimental të Windows 10-tës, që tani do të mund të provoni Adblock dhe Adblock Plus.

Sipas WinBeta, përdoruesit e ndërtimit 14332 të Windows 10-tës kanë mundësi të instalojnë bllokuesit e reklamave në fjalë. Adblock dhe Adblock Plus janë të disponueshëm nga Windows Store për shkarkim dhe falas.

Gjer tani që të dyja shtojcat kanë marrë vlerësime mjaft pozitive me një mesatare prej 4 yjesh. Megjithatë sipas WinBeta, shtojcat nuk funksionojnë për të gjithë.

Impakti: Edge është pasardhësi i Internet Explorer, shfletues i cili ka qenë në rënie të vazhdueshme të popullaritetit që me ardhjen e Chrome dhe Firefox duke qenë shpesh herë subjekt i talljeve nëpër internet.

Edhe pse Edge është një hap i madh krahasuar me Internet Explorer, Microsoft ka hasur jo pak vështirësi në bindjen e përdoruesve se ky është shfletuesi i duhur. Sipas të dhënave të fundit që vinë nga Net Applications, Edge zotëron vetëm 3.9 % të tregut. (PCWorld Albanian)

Adblock dhe Adblock Plus të disponueshëm në Microsoft Edge me versionet eksperimentale të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)