Adapteva Epiphany V, një mega procesor 1,024 bërthamësh

Publikuar më: 06-10-2016

epiphanyiv-100685606-largeNë 2010-tën një hulumtues i Intel tha se procesori 1,000 bërthamësh edhe mund të ishte i mundur. Atë kohë një garë e fuqishme mori jetë në përpjekje për të rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e njësive të përpunimit të të dhënave, procesorëve.

Mega procesori më i fundi është një me 1,024 bërthama quajtur Epiphany V dhe u prezantua ditën e mërkure nga Adapteva. Kjo kompani pretendon se procesori mund të sfidojë çdo procesor serverash aktualisht në treg.

Ka 24 bërthama më shumë se mega procesori 1,000 bërthamësh KiloCore, një çip ndërtuar për qëllime testimi në Universitetin e Kalifornisë.

Epiphany V nuk është ndërtuar për video lojëra por për përpunimin në kohë reale të imazheve, sistemet e automatizuara dhe inteligjencën artificiale. Është i bazuar në arkitekturën 15 nanometër të TSMC dhe do të dalë në shitje falë bashkëpunimit të Adapteva me disa partnerë.

Zhvillimi i tij është financuar nga Agjensia e Hulumtimit të Projekteve të Avancuara pranë departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Ndërtimi në masë i tij mund të jetë një sfidë tjetër më vehte për kompaninë. (PCWorld Albanian)

Adapteva Epiphany V, një mega procesor 1,024 bërthamësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)