Activision Blizzard bleu zhvilluesin e Candy Crush për 5.9 miliard dollar

Publikuar më: 04-11-2015

Candy-Crush-Soda-SagaGjigandi i video lojërave Activision Blizzard bleu zhvilluesin e lojës së famshme Candy Crush, King për 5.9 miliard dollar. Kjo lëvizje vjen ndërsa lufta në industrinë e lojërave mobile po ashpërsohet.

Në të vërtetë blerja është ndër më të bujshme vitet e fundit me investim dyherë më të madh sesa ajo e Microsoft me lojën Minecraft vitin e shkuar.

Dështimi i King për të mbajtur të gjallë interesin në lojën Candy Crush si rezultat i rivalizimit nga “Farm Heros” dhe “Pet Rescue” u bë shkak për kureshtjen e shumë investorëve.

Falë kësaj marrëveshje Activision do të ketë një prezencë të fuqishme në tregun amerikan të lojërave i cili ka një potencia prej 20.6 miliard dollarësh. Activision do të paguajë vetëm 18 dollar për aset të King krahasuar me 22.50 dollar që ishte një vit më parë.

Tani si rezultat i kësaj blerjeje, Activision do të numërojë mbi 500 milion përdorues aktivë në muaj në të gjithë botën. Vlen të përmendet se 60 % e lojtarëve të Candy Crush ka qenë femra. Marrëveshja do të finalizohet në pranverën e 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Activision Blizzard bleu zhvilluesin e Candy Crush për 5.9 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)