Acer zbuloi produktet e saj të para me Windows 10

Publikuar më: 12-10-2015

acer-aspire-z3-700-640x386Jo më larg se javën që shkoi, Microsoft prezantoi pajisjet e para teknologjike që vijnë të pajisura me sistemin më të fundit të lançuar nga kompania, Windows 10.

Për të qënë në një ritëm me tregun dhe prodhuesi Acer ka prezantuar ditën e hënë valën e re të pajisjeve me sistem operativ Windows 10. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Taipei, Acer prezantoi laptopin  Aspire R 14, kompjuterin portabël all-in-one Aspire Z3-700 dhe telefonin inteligjent 5.5inç Liquid Jade Primo.

Ndërkohë Terry Myerson i Microsoft u shpreh se kjo kompani ka bashkpunuar ngushtë me Acer në mënyrë që këto pajisje të reja të ofronin eksperiencën më të mirë të Windows 10 tek përdoruesit. Ato janë të afta të shfrytëzojnë risitë që sjell ky sistem operativ duke filluar që nga asistenti virtual Cortana, shfletuesin Edge dhe Continuum. Hardueri i këtyre kompjuterave të rinj nuk mbetet pas. Kemi mikrofonë të rinj që eleminojnë zhurmat në sfond si dhe teknologjinë e Acer, BluelightShield në ekran, e cila nuk dëmton sytë.

Për tu njohur më mirë me pajisjet e reja po ju themi se Aspire R14 ka një ekran 14inç dhe një mekanizëm që i lejon përdoruesit ta përdorin atë si tablet, ekran apo laptop. Prania e funksionit Continuum të Windows 10 e bën më të lehtë konvertimin nga kompjuter në tablet. Ai peshon 1.9kg, ka një proçesor të gjeneratës së gjashtë të Intel dhe memorie RAM deri në 8GB DDR3L . Aspire R14 do të jetë i disponueshëm që nga fundi i muajit me një çmim prej 699 dollarësh.

Përsa i përket Aspire Z3 700, mund t’ju themi se ai do të kushtojë 599 dollar dhe premton kohëzgjatje baterie deri në 5 orë. Aspire Z3 do të furnizohet nga proçesorët Pentium dhe Celeron në Intel, do të ketë 8GB RAM dhe ekran me rezolucion full HD me prekje. Ky laptop do të vijë i pajisur me një stilolaps dixhital, i ngjashëm me Surface Pro të Microsoft. (PC World Albanian)

Acer zbuloi produktet e saj të para me Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)