Acer prezanton Notebook-un TravelMate P243, rezistent ndaj lëngjeve

Publikuar më: 16-08-2012
Acer prezanton Notebook-un TravelMate P243, rezistent ndaj lëngjeve

Mund të duket pak e vështirë për t’u besuar, por ka faktikisht një kompjuter mobile, jashtë kategorisë së Ultrabook-ëve, dhe jo thjesht për sistemet AMD.

Dalja e re e Acer, TravelMate P243, për përdoruesit e biznesit është një ultrabook i tillë dhe është i ndërtuar në mënyrën e një laptopi të zakonshëm, megjithatë ka një ekran 14-inç me rezolucion 1366x678.

Ai ka gjithashtu një tastierë rezistente ndaj lëngjeve, pra nëse derdhni një gotë me kafe, laptopi nuk do të fiket.

Laptopi përfshin një proçesor të gjeneratës së 3inç-të Intel Core i5 së bashku me një kujtesë RAM DDR3 4GB që mund të rritet deri në 8GB dhe kujtesë të brendshme 500GB.

Përfshin në të USB 3.0 (edhe pse nuk konfirmohet nga Acer) dhe teknologjinë Wireless Display (WiDi) si dhe një sërë karakteristikash të tjera që lidhen me sigurinë.

Çmimi i pajisjes, duke nisur nga ky muaj, do të jetë 700$ dhe 600$ për modelet që përfshijnë proçesorët e gjeneratës së 2-të Intel Core i3 Sandy Bridge. (PCWorld Albanian)

Acer prezanton Notebook-un TravelMate P243, rezistent ndaj lëngjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)