Acer prezantoi një tjetër telefon Windows premium, Liquid Jade Primo

Publikuar më: 04-01-2016

liquid-jade-primo-horizontal-100635702-largeMe Lumia 950 dhe 950 XL prezantuar vitin e kaluar, adhuruesit e telefonëve Windows më në fund kishin mundësi të blinin një telefon premium. Por tani Acer po ofron një alternativë tjetër për këta blerës, telefonin Liquid Jade Primo i destinuar për tregjet europiane fillimisht.

Sipas Acer, telefoni do të kushtojë afro 570 Euro dhe del në shitje në muajin Shkurt në Europë. Ka një ekran 5.5 inç Super AMOLED dhe një çift kamerash 21 megapiksel dhe 8 megapiksel e pasme dhe frontale respektivisht. Acer zbuloi se ky telefon do të fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 808, prezent edhe në modelin Lumia 950, shoqëruar nga 3GB RAM.

Ekrani ka rezolucion Full HD, 1080p ndërsa memorja e brendshme zotëron një kapacitet 32GB. Telefoni ofron konektivitet LTE Kategoria 6 dhe Wi-Fi 802.11ac MIMO. Kamera e pasme është e aftë të realizojë video 4K ndërsa frontalja vetëm 1080p.

Krahasuar me dy telefonët Lumia, i vetmi disavantazh i Jade Primo është ekrani 1080p përkundër ekrani 2K të rivalëve. Acer njoftoi se telefoni ofron teknologjinë Continuum. (PCWorld Albanian)

Acer prezantoi një tjetër telefon Windows premium, Liquid Jade Primo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)