Acer prezantoi linjën Switch të hibridëve 2n1 Windows 10 me kosto 200 dollar

Publikuar më: 27-05-2016

switch-v-10_01-100663459-largeÇmimet e laptopëve Windows 10 kanë filluar të shënojnë rënie ndjeshëm javët e fundit por në të njëjtën kohë Acer po ofron disa produkte mjaft tërheqëse për ata që nuk duan të shpenzojnë.

Acer Switch One 10 është një ndër hibridët e pakët me kosto 200 dollar dhe ekran me prekje. Krahas tij prodhuesi i shquar prezantoi edhe një model 249 dollarësh me funksionalitete shtesë si porta USB-C, Wi-Fi 802.11ac, skaner të shenjave të gishtërinjve dhe ekran mbrojtur nga Gorilla Glass.

Hibridët, të njohur ndryshe si paisje 2n1, janë tabletë 10 inç të cilët nëse shoqërohen nga një tastierë mund të kryejnë të gjitha funksionet e një laptopi. Krahasuar me rivalët më të afërt që janë Chromebook-ët, hibridët e rinj Switch janë alternativa me kosto terësisht të përballueshme.

Çmimi i kompjuterave Windows padyshim është më i lartë sepse Chromebook-ët vinë me komponentë bazikë të harduerit si proçesorë, memorje apo RAM në madhësi të vogla. Mbase një disavatanzh i laptopëve të rinj të Acer janë proçesorët Intel Atom të arkitekturës “Cherry Trail” të cilët Intel nuk i prodhon më dhe i ka zëvendësuar me Pentium dhe Celeron. Hibridët do të dalin në shitje më SHBA dhe Europë gjatë muajit Korrik.

Ndër të tjera kompania prezantoi edhe dy laptopë të rinj: TravelMate P249 dhe P259 me ekrane 14 dhe 15.6 inç respektivisht të cilët mund të konfigurohen me proçesorë Intel Skylake, 32GB RAM DDR4 dhe grafika Nvidia GeForce 940M.Kostoja fillestare e tyre do të jetë 599 dollar dhe dalin në shitje në Europë në tre mujorin e fundit të vitit. (PCWorld Albanian)

Acer prezantoi linjën Switch të hibridëve 2n1 Windows 10 me kosto 200 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)