Acer prezantoi desktopin Chromebase bazuar në Chrome OS dhe dizenjuar për video konferencat

Publikuar më: 04-04-2016

acerchromebaseformeetings-100654110-largeSistemi operativ desktop i Google po vijon të mësyjë biznesin e kompjuterave me modelin e ri All-in-One dizenjuar specifikisht për video konferencat. Acer dhe Google kohët e fundit prezantuar Acer Chromebase bazuar në Chrombox dhe shërben si një platformë takimesh virtuale.

Fryti i ri i bashkëpunimit mes dy kompanive flet e gjitha gjuhën e video konferencave sipas Google. Sigurisht që ky nuk është një produkt për një dhomë mbikëqyrëse nga ku monitorohen ambjente me kamera të cilësisë të lartë.

Desktopi i ri Acer është i bazuar në AiO Chromebase 24 të cilin kompania e prezantoi në Janar por që akoma nuk ka dalur në shitje. Modeli i video konferencave ofrohet përmes një ekrani me prekje 23.88 inç dhe rezolucion 1080p, plus katër mikrofonë të integruar, dy bokse stereo dhe një kamër HD.

Përtej këtyre, komponentët kyç janë ato që mund të prisni nga një pjesë kompjuterike Chrome OS: 4GB RAM, 16GB memorje të brendshme dhe një proçesor dy bërthamësh Intel Celeron 3215U me frekuencë 1.7 Ghz. (PCWorld Albanian)

Acer prezantoi desktopin Chromebase bazuar në Chrome OS dhe dizenjuar për video konferencat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)