Acer prezantoi Chromebook 14 prej alumini me kosto 300 dollar

Publikuar më: 29-03-2016

acer-chromebook-14_cb3-431_straight-on_google-wp-100652866-largeAcer prezantoi ditën e sotme Chromebook-un e parë me ekran 14 inç nga ku merr edhe emrin Chromebook 14. Ky laptop i cili bart vizionin e Google kushton vetëmAcer prezantoi ditën e sotme Chromebook-un e parë me ekran 14 inç nga ku merr edhe emrin Chromebook 14. Ky laptop i cili bart vizionin e Google dhe ofron disa komponentë premium krahasuar me ushtrinë e Chromebook-ëve sot në treg.

Ndër të tjera mund të përmendim materialet e ndërtimit prej alumini, porta USB 3.1 dhe 14 orë jetëgjatësi baterie. Ky luks përfshin edhe ekranin që do të thotë se Chromebook 14 është i disponueshëm dy variante: 1080p dhe 768p. Varianti 1080p ofron 12 orë jetë gjatësi baterie.

Edhe proçesori varion sipas preferencave. Acer premtoi dy modele, një katër bërthamësh dhe tjetrin dy bërthamësh ku që të dy bartin markën Celeron. Acer nuk specifikoi variantin me katër bërthama por bëri të ditur modelin dy bërthamësh 1.6 Ghz Celeron N3060.

Edhe me konektivitetin ky laptop nuk vuan pasi ofron dy prota USB 3.1, një portë HDMI, 802.11ac Wi-Fi dhe microSD. Specifikat e tjera janë 16GB ose 32GB memorje e brendshme, 2GB ose 4GB RAM dhe 720p kamer frontale.

Impakti: Nga ajo që mund të vini re do të kuptoni se ky produkt i ri nuk sjell ndonjë risi por për një laptop të rangut mesatar do të ishte zgjidhje pse jo ideale sidomos për përdoruesit e biznesit. Për më tepër, dizajn i implementuar nga Acer në Chromebook 14 është i inspiruar nga Google Chromebook Pixel dhe Apple Macbook. (PCWorld Albanian)

Acer prezantoi Chromebook 14 prej alumini me kosto 300 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)