Acer Predator 21X është laptopi i parë në botë me ekran të lakuar

Publikuar më: 01-09-2016

predator-21-x-05-1-980x735Acer zbuloi ditën e sotme disa laptopë të rinj në konferencën IFA në Berlin dhe në mesin e tyre gjendet edhe një me ekran të lakuar 21 inç quajtur Predator 21X. Acer thotë se është laptopi i parë në botë me ekran të harkuar.

Predator 21X qëndron në krye të linjës së laptopëve të lojërave. Ekrani i lakuar ka një rezolucion prej 2560×1080 piksel dhe fuqizohet nga dy grafika Nvidia GTX 1080. Ekrani do të mbështesë teknologjinë G-Sync.

acer-swift-7-640x427Ashtu siç ju kishim paralajmëruar, Shtatori do të sillte laptopët e parë me procesorët e arkitekturës Kaby Lake dhe Predator 21X është një prej tyre. Modeli i procesorit është i paqartë dhe duke pasur parasysh aspiratat e laptopit si një zëvendësues i platformave desktop të lojërave, një procesor 45vat me katër bërthama ngelet domosdoshmëri.

Laptopi ka harduer Tobii eye, audio 4.2 dhe tastierë të ndriçuar Cherry MX. Predator 21X do të peshojë afro 8 Kg ndërsa çmimet fillestar edhe pse nuk janë konfirmuar zyrtarisht mendohet të jetë 4000+ dollar.

acer-spin-7-640x427Kompania gjeti rastin të prezantonte edhe dy laptopë të rinj të stilit Macbook quajtur Swift dhe Spin. I pari ka një ekran 13.3 inç, procesor Core i5 Kaby Lake, disk solid 256GB dhe është laptopi më i hollë në botë sipas Acer me vetëm 9.9 mm trashësi. Çmimet e tij fillojnë nga 1,000 dollar.

Ndërsa Spin është një model modest. Do të jetë i disponueshëm në katër variante: Spin 1, 3, 5 dhe 7 me çmime që fillojnë nga 260 dollar deri në 1,200 dollar. Spin 7 do të përmbajë harduerë si procesor Core i7 Kaby Lake, 8GB RAM dhe disk solid 256GB. Laptopët e parë Spin dhe Swift do të dalin në shitje në Tetor. (PCWorld Albanian)

Acer Predator 21X është laptopi i parë në botë me ekran të lakuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)