Acer lançon dy laptopë Windows 10 me kosto të ulët. Rivalizon Chromebook-ët

Publikuar më: 05-08-2015

aspire-one-cloudbook-ao1-131_left-facing_acer-wp-100600210-large

Nëse jeni duke kërkuar për një laptop jo shumë të shtrenjtë me sistem operativ Windows 10, atëherë ju sugjerojmë laptopët më të fundit të Acer. Të prezantuar ditën e martë, Aspire One Cloudbook 11 dhe Aspire One Cloudbook 14 janë laptopë me orientim në cloud ndërtuar për ata konsumatorë që nuk kanë nevojë për hapësirë memorie të gjerë apo harduer të nivelit të lartë.

Këta laptopë quhen ndryshe Cloudbooks dhe janë të shoqëruar nga një abonim 1-vjeçar në Microsoft Office 365. Përtej kësaj ofrojnë akses në One Drive të Microsoft dhe në vet aplikacionet e Acer.

Në një farë mënyrë, laptopët e Acer janë ndërtuar për të konkurruar me Chromebook-ët e Google të cilët kanë çdo gjë në cloud. Këta Chromebook përdorin sistemin operativ të Google ndërkohë që laptopët e Acer ka të instaluar sistemin më të fundit operativ të Microsoft, Windows 10. Ky fakt mund të ndihmojë pajisjet e Acer të blihen nga të apasionuarit pas Windows.

acer-cloudbook-100600211-large

Acer njihet tradicionalisht si një kompani që kryesisht prodhon Chromebook. Deri më tani këto lloj pajisje kanë parë një adoptim të gjërë kryesisht nga institucionet e edukimit por që kanë pasur të vështirë të hyjnë në fushën e biznesit. Kjo për shkak se shumë biznese nuk janë të familjarizuar me sistemin operativ të Google.

Por të flasim pak për karakteristikat e këtyre Cloudbook-ëve. Aspire One Cloudbook 11 ka një ekran 11.6 inç, peshon 1.13 Kg dhe çmimi i tij fillon që nga 169 dollar. Ndërkohë që Aspire One Cloudbook 14 ka ekran 14 inç, peshon 1.5 Kg dhe ka një çmim prej 199 dollarësh. Siç u përmend dhe më lart, të dy laptopët përdorin sistemin operativ Windows 10 Edicioni Home.

Sigurisht që parametrat e harduerit nuk janë të larta megjithatë janë të një niveli mesatar. Të dy laptopët kanë një proçesor dy bërthamësh 1.6GHz Intel Celeron N3050 të pajisur me teknologjinë Turbo Boost dhe 2GB RAM. Kompania premton se bateria mund të zgjasë deri në 7 orë. Si fillim këto produkte do të jenë të disponueshme në Amerikën Veriore dhe në muajin Shtator do të mbërrijnë dhe në Europë. (PC World Albanian)

Acer lançon dy laptopë Windows 10 me kosto të ulët. Rivalizon Chromebook-ët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)