Acer Jade Primo: Telefoni i parë kompjuter me platformën Windows 10 Mobile

Publikuar më: 06-09-2015

acer-jade-primo-100611881-largeMicrosoft kishte thënë se funksionaliteti Continuum në Windows 10 Mobile do të ofronte eksperiencën e të punuarit me një kompjuter të vërtetë nëse telefoni lidhet me një monitor të jashtëm.

Acer po investon në këtë koncept me Jade Primo, telefoni i parë “kompjuter”, i cili poshtëron të gjitha modelet e tjera Lumia aktualisht në treg.

Ky është telefoni që konsumatorët e Windows Phone kanë shpresuar për vite me rallë. Ka ekran 5.5 inç Super AMOLED, kamër të pasme 21 megapiksel dhe frontale 8 megapiksel.

Në brendësi gjendet një proçesor Qualcomm Snapdragon 808. Shefi ekzekutiv i Acer tha: “Padyshim ky është telefoni i parë kompjuter”. Acer e prezantoi telefonin gjatë IFA-së ku shfaq aplikacionin Mail në Windows 10.

Pse ka rëndësi? Continuum në Windows 10 Mobile premton mundësinë për të përdorur telefonin si një kompjuter. Krejt papritmas lidhni telefonin me një ekran dhe do të jeni në gjëndje të përdorni aplikacionet standarte të cilat adaptohen në madhësinë e ekranit. Më në fund të gjithë ata prodhues telefonësh Windows do të kenë një pikë të fortë marketingu. (PCWorld Albanian)

Acer Jade Primo: Telefoni i parë kompjuter me platformën Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)