Acer Chromebook R13 tani me mbështetjen e plotë për aplikacionet Android

Publikuar më: 02-11-2016

download-3Falë lehtësisë në përdorim, çmimeve të përballueshme dhe performancës së lartë laptopët Chromebook po bëhen dita ditës më popullor sidomos për sektorin edukativ ku po përdoren nga mëse 20 milion studentë.

Sipas një studimi të fundit, 5 milion prej tyre janë shitur vetëm në 2015-tën ndërsa 17 milion njësi do të shiten brenda 2023. Një nga faktorët që ka ndikuar më shumë në rritjen e popullaritet është padyshim integrimi i aplikacioneve Android.

Kjo do të ndikojë akoma më tepër në kërkesën për Chromebook-ët të cilët edhe në këto momente por tejkalojnë MacBook-ët e Apple për nga njësitë e shitura.

Pas publikimit të planeve për integrimin e aplikacioneve Android erdhi laptopi i parë Chromebook Acer R13. Ky laptop që nga dita e sotme zotëron mbështetjen e plotë për aplikacionet Android në kanalin beta. Ndërsa mbështetja finale do të vijë vetëm në Dhjetor.

Për të gjithë ata që zotërojnë këtë laptop mjafton të ndiqni këto hapa: Settings > About Chrome OS > More Info > Change Channel > Beta. Prisni pak minuta dhe përditësim do të shkarkohet. Rindizni laptopin dhe kaq mjafton për të provouar aplikacionet Android. (PCWorld Albanian)

Acer Chromebook R13 tani me mbështetjen e plotë për aplikacionet Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)