Acarohen marrëdhëniet mes Google dhe Microsoft pas zbulimit të një dobësie kritike në Windows

Publikuar më: 01-11-2016

id-2958170-wp_20140930_12_31_42_pro-100465204-orig-100601564-largeTensionohen marrëdhëniet me Google dhe Microsoft pasi mbrëmjen e kaluar gjigandi i motorit të kërkimit zbuloi një dobësi kritike në Windows pasi kishte dhënë Microsoft një afat 10 ditor për eleminimin e saj.

Google tha se kjo dobësi zero ditore nuk ishte marrë në konsideratë nga Microsoft. “Kjo dobësi është jashtzakonisht serioze sepse po shfrytëzohet në disa sulme,” justifikohej Google.

Nëpërmjet saj hakerat mund të shfrytëzojnë një problem në kernelin e Windows me një thirrje win32k.sys. Sipas Google, ky i fundit ka lajmëruar kompaninë më 21 Tetor. Zakonisht Google jep afat 7 ditor kompanive ku duhet të arnojnë një problem sigurie ose përndryshe të publikohet.

Ndërsa Google në 2013-tën thoshte se 7 ditë është një afat i frikshëm për tu përballuar, kur bëhet fjalë për problemet e të tjerëve nuk është i tillë.

Microsoft kritikoi ashpër lëvizjen e Google duke thënë se një gjë e tillë vë në rrezik miliona konsumatorë. Kjo nuk është hera e parë që dy kompanitë përplasen në një njëjtën mënyrë.

Në 2015-tën Google zbuloi një tjetër dobësi sigurie në Windows përpara se Microsoft të kishte mundësi ta eleminonte. (PCworld Albanian)

Acarohen marrëdhëniet mes Google dhe Microsoft pas zbulimit të një dobësie kritike në Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)