Absurditet i pafundëm: Keqkuptimi i qëllimshëm ndaj Steve Jobs

Publikuar më: 17-09-2015

steve-jobs-holding-iphoneApple pati një javë të furishme gjatë prezantimit të një tableti të ri iPad Pro, një televizori të ri Apple TV dhe një linjë të re iPhone 6S. Jo keq për një javë pune. Por për çfarë po diskutohet më së shumti këto ditë?

Daily Mail shkruante “Steve Jobs nuk do e aprovonte kurrë këtë: Apple prezantoi një iPad Pro monstër me një laps 100 dollarësh ku këtë të fundit bashkëthemeluesi i kompanisë thoshte se askush nuk e do.”

Ca njerëz e kanë të vështirë të kuptojnë diferencën mes veshjes së takave të larta për një mbrëmje festive dhe veshjes së tyre çdo ditë madje edhe në punë.

E dini çfarë? Ai kishte të drejtë. Nëse kërkoni një laps Stylus për të punuar vazhdimisht me një tablet atëherë është i padobishëm. A është një laps Stylus i domosdoshëm për tu përdorur në rrethana të veçanta? Në fakt kjo është pyetje tjetër.

Jobs tallej me smartfonët dhe tabletët të cilët mbështeteshin tek një laps Stylus për përdorim të përditshëm dhe Galaxy Note është një shembull i qartë i kësaj. Është mëse e qartë çfarë dëshironte të thoshte. Por disa bëhen qesharake kur tentojnë të bëjnë analizën e asaj çfarë synonte Jobs.

Telefonët nuk duhet të kenë një laps Stylus. Doni një provë? Ju japim katastrofën e lapsit Stylus në Galaxy Note 5. E tmerrshme për një kompani si Samsung.

Ekziston një diferencë e madhe mes asaj çfarë thoshte Jobs dhe asaj çfarë Apple bëri me Apple Pencil. iPad nuk ka pasur ndonjëherë një tastierë fizike por Apple e përfshiu mbase konsumatorëve mund tu nevojitet ndonjëherë. Por iPad Pro nuk vjen i paisur me lapsin Apple Pencil sepse nuk keni nevojë për të që të përdorni një iPad Pro. Lapsi mbase ka për tju dashur vetëm për të vizatuar ndonjëherë.

Por ekziston edhe një keqkuptim tjetër që i bëhet qëndrimi të Steve Jobs në evenimentin MacWorld në 2008-tën. Ai tha: “Kush ka nevojë për një stylus? U duhet ti nxirrni pastaj ti vendosni përsëri në vendin e tyre madje edhe të humbisni. Askush nuk do një laps të tillë.”

Më pas një editor i Mashable thotë se në 2010-tën kur prezantoi modelin e parë iPad Jobs deklaroi: “Nëse shikoni një stylus në një tablet atëherë e keni djallosur fare”.

Në fakt Jobs nuk përmendi asnjëherë lapsin Stylus gjatë debutimit të iPad. Se ska si të jetë ndryshe ngaqë atëherë nuk kishte tabletë në treg nga konkurrentët e sotëm. Muaj më vonë gjatë një sensioni pyetje-përgjigje për iOS 4 ai tha fjalinë që kemi shkruar më lart.

Edhe Gizmodo vazhdon të keqkuptojë duke quajtur vendimin e Apple kontradiktor ku merr për bazë fjalët e mësipërme. Por tjua shpjegojmë që ti hiqni keqkuptimet dhe paragjykimet. Ofrimi i një mjeti të dytë krahas iPad i cili përdoret vetëm në raste specifike dhe nuk është i nevojshëm për shfrytëzimin normal të iPad nuk mund të shërbejë si një arsye më tepër për të blerë iPad.

Samsung ndërton Galaxy Note duke pasur në mendje lapsin Stylus. Ky lapsi është në qëndër dhe smartfoni “sillet” rreth tij. Nga ana tjetër, Apple Pencil është i përdorshëm vetëm në raste specifike për të kryer ndonjë vizatim. Është një vazhdim i lapsëve që përdoren për programe vizatimi dhe ilustrimi në Mac.

Jobs ishte kundër lapsit S-Pen të Samsung, jo kundër lapsit që Apple prezantoi më 9 shtator. (PCWorld Albanian)

Absurditet i pafundëm: Keqkuptimi i qëllimshëm ndaj Steve Jobs
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)