Abonimi premium në Instapaper falas për të gjithë përdoruesit

Publikuar më: 02-11-2016

instapaper-06-2040-0Keni dëgjuar për shërbimin e njohur të ruajtjes së lidhjeve për lexim të mëvonshëm, Instapaper? Nëse jo atëherë nga dita e sotme do të keni një arsye më tepër.

Instapaper po ofron abonimin premium falas për të gjithë përdoruesit. Gjer ditën e djeshme ky shërbim kushtonte 30 dollar në vit. Falë tij përdoruesit kishin qasje në një varietet funksionalitetesh ekstra.

Me abonimin premium përdoruesit do të përfitojnë:

  1. Zero reklama
  2. Tekst të plotë për të gjithë artikujt
  3. Shënime pa limit
  4. Lexim të shpejtë pa limit

Ndërkaq abonentët ekzistues premium nuk do të tarifohen më për shërbimin si dhe tu ofrohen rimbursime në bazë të kohëzgjatjes së abonimit.

Ky ndryshim do të thotë shumë sepse Instapaper tashmë ofron falas disa funksionalitete për të cilat rivali kryesor Pocket tarifon konsumatorët e tij. Prandaj qëndroni në gatishmëri për një kundërpërgjigje të këtij të fundit. (PCWorld Albanian)

Abonimi premium në Instapaper falas për të gjithë përdoruesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)