Ablock Plus shënoi 100 milion përdorues aktivë në muaj

Publikuar më: 10-05-2016

adblock_plus-930x488Adblock Plus, bllokuesi i famshëm i reklamave online, ditën e djeshme bëri të ditur se ka kaluar shifrën e 100 milion përdoruesve aktivë. Vetëm katër muaj më parë, ky softuer ishte shkarkuar mbi 500 milion herë 10 vite nga debutimi.

Herën e fundit që kompania dha informacion për numrin e përdoruesve aktivë, mbajmë mend të ketë qenë 50 milion. Që kur Adblock Plus ndryshoi politikat e privatësisë, kompania shprehej se ishte pothuajse e pamundur të arrihej në një përfundim të saktë për numrin e përdoruesve.

“Këto janë statistikat tona më të fundit, me të cilat kemi punuar për muaj me rallë për të arritur një statistikë sa më të saktë pa shkelur rregullat tona strike të privatësisë,” u shpreh Ben Williams, shef i operacioneve të kompanisë.

Në njoftimin për shtyp, kompania shkruante se shtetet si Gjermania dhe Franca kanë numrin më të madh të përdoruesve të Adblock ndjekur nga SHBA dhe Britania. Por ajo që nuk mund të injorohet nga reklamuesit është pikërisht kjo bazë 100 milionëshe e përdoruesve aktivë. Me rritjen e vazhdueshme e cila nuk ka për tu ndalur, Adblock ka një fushatë të quajtur “Reklamat e Pranueshme” ku në mënyrë selektive bllokon ose lejon disa reklama.

Me fjalë të tjera, Adblock Plus po ndryshon mënyrën sesi përmbajtja monetizohet online. Në fillim të këtij muajit, Adblock Plus në bashkëpunim me Flatter zbuluan një projekt të ri i cili do të lejojë përdoruesit të dhurojnë para tek uebfaqet që vizitojnë më së shumti. (PCWorld Albanian)

Ablock Plus shënoi 100 milion përdorues aktivë në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)