Abcom lançon pakot 100 Mbps dhe 200 Mbps me kosto 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht

Publikuar më: 13-10-2016

web-dgaMund të themi zyrtarisht se beteja e shpejtësive të larta të internetit sapo ka filluar në Shqipëri.

Konsumatorët shqiptarë të ngelur prej vitesh në një mesatare prej 4 deri në 8 Mbps internet, kompania kabllore e ofrimit të shërbimeve fikse në Shqipëri dhe e dyta për nga numri i përdoruesve Albanian Broadband Communication vendoi të thyejë “heshtjen”, duke lançuar pakot e reja të internetit me shpejtësi 100 Mbps dhe 200 Mbps.

Këto dy pako do tu kushtojnë shqiptarëve 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht. Shpejtësitë e larta të internetit do të jenë të mundura në sajë të teknologjisë Docsis 3.0, rivali kryesor i lidhjeve xDSL që ofrohen gjerësisht nga ALBtelecom, Abissnet, Tring e shumë të tjerë.

Në të njëjtën kohë kompania ka ulur çmimet e pakove të tjera dhe tashmë 10 Mbps do të kushtojë 1999 lekë. Në raportin më të fundit të ARKEP, Abcom rënditej i dyti në Shqipëri pas ALBtelecom në numrin e përdoruesve të internetit fix me 47,480 abonentë.

ALBtelecom gjithashtu ofron pako të shpejtësisë së lartë, 30 dhe 100 Mbps me anë të teknologjisë VDSL. Muajt e fundit një rivalitet i ri ka filluar të shfaqet, ai mes internetit 4G dhe internetit fiks. (PCWorld Albanian)

Abcom lançon pakot 100 Mbps dhe 200 Mbps me kosto 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)