A po e ngadalësojnë shtojcat shfletuesin tuaj?

Publikuar më: 06-05-2015

generic_internet_browser-100049066-galleryIan Paul, një i apasionuar pas shtojcave në shfletues ka krijuar një artikull ku shpjegon se si një përdorues të ketë mundësi të kuptojë nëse shtojcat në shfletues janë duke ngadalësuar navigimin e tij në internet. Shtojcat dhe aplikacionet sigurisht që të ofrojnë më shumë mundësi në një shfletues por shpesh herë ato ngadalësojnë shfletuesin, ndikojnë negativisht në performancën e tij apo dhe bëhen bezdisëse për përdoruesin. Ja se si të kuptoni nëse shtojcat apo aplikacionet janë duke ngadalësuar shfletuesin tuaj.

Google Chrome

chrometaskmanager-100583147-largeKontrollimi i hapësirës së memories që zënë shtojcat në shfletuesin Chrome është i thjeshtë; klikoni në ikonën e menusë në anën e majtë dhe zgjidhni More Tools> Task Manager. Një dritare e re do të hapet ku do të shfaqen të gjitha proçeset që janë duke u kryer në shfletuesin tuaj. Nëse ju jeni familjarizuar me Windows Task Manager atëherë mund t’ju themi se është afërsisht e njëjta gjë.

Në dritaren e re që u hap klikoni mbi Memory për të renditur të gjitha proçeset në bazë të memories që ata zënë. Kontrolloni me sy elemtentët në krye të listës dhe mundohuni ti ç’aktivizoni ata dhe të kontrolloni nëse navigimi në shfletuesin tuaj bëhet më i shpejtë apo jo. Për të ç’aktivizuar një shtojcë drejtohuni tek Settings dhe klikoni Extensions ku do t’ju shfaqen shtojcat e shfletuesit tuaj. Më pas në shtojcën që doni të ç’aktivizoni klikoni mbi kutinë Enabled. Por mos u shqetësoni pasi shtojca që keni ç’aktivizuar mund të aktivizohet sërisht.

Mozilla Firefox

firefoxextensions-100583148-largeProcesi i mësipërm nuk është aq i thjeshtë për tu kryer në Firefox duke qënë se ky shfletues nuk ka një opsion manaxhimi (task manager). Prandaj do ju duhet të eksperimentoni duke klikuar në hapsirën e kërkimit “about:addons”, më pas klikoni Extensions. Në shtojcat që do t’ju shfaqen mjafton të klikoni butoni Disable (ç’aktivizo) për ta ç’aktivizuar atë. Pasi ju keni kryer një veprim të tillë, do t’ju duhet të ristartoni shfletuesin në mënyrë që veprimi të ketë efekt. Shpresojmë që kjo guidë e shkurtër t’ju ketë ndihmuar sadopak. (PCWorld Albanian)

A po e ngadalësojnë shtojcat shfletuesin tuaj?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)