A mund të jetë ky smartfoni Nexus 6 2015?

Publikuar më: 10-08-2015

huawei1and2Sipas raporteve të publikuara, gjigandi Google ka në plan të lançojë dy smartfonë të rinj këtë vit. Portali CNET ka mundur të sigurojë disa nga imazhet që mendohet se mund të jenë të njërit prej smartfonëve të ardhshëm të Google.

Raportet e mëparshme kanë treguar se Google do të sjellë një smartfon me ekran 5.7 inç dhe 5.2 inç. Duket se smartfoni me ekran më të madh do të jetë i ngjashëm me Nexus 6 ndërsa versioni tjetër do të ngjasojë më shumë me Nexus 5 të lançuar në vitin 2013.

Tradicionalisht Google lançon çdo vit një smartfon të ri të markës Nexus por ky mund të jetë i pari vit kur kompania po mendon të sjellë dy modele të rinj. Google zgjedh ti lançojë këta smartfonë nën markën e saj edhe pse ata ndërtohen nga prodhues të tjerë. Për shembull vitin që kaloi Motorola ndërtoi Nexus 6 ndërkohë që HTC tabletin Nexus 9. Këtë vit ka shumë të ngjarë që smartfonët e rinj të ndërtohen nga Huawei dhe LG. Dhe në fotot e publikuara nga CNET, smartfoni që shfaqet duket i ngjashëm me një të markës Huawei. Presim që Google të prezantojë smartfonët e saj të rinj gjatë një eventi që do të mbajë në muajin tetor. (PC World Albanian)

A mund të jetë ky smartfoni Nexus 6 2015?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)