A mund të jetë ky smartfoni LG Nexus 5 2015 ? (Foto)

Publikuar më: 19-08-2015

nexuslogo1_640.0

Smartfonit Nexus 5 ju dha lamtumira kur Google vendosi të ndalonte së shituri atë para disa muajsh. Por tani mund të jetë moment i ardhjes së një versioni të ri të këtij smartfonit. Disa raporte në muajin maj treguan se Google ishte duke punuar me partnerë si Huawei dhe LG për të prodhuar dy telefona të rinj Nexus. U fol për një pajisje 5.7 inç të prodhuar nga Huawei dhe një model 5.2 inç të ndërtuar nga prodhuesi korean LG.

Këto supozime janë vërtetuar më në fund nga diçka konkrete. Në komunitetin online Nexus Indonesia Google+ është publikuar një imazh i cili supozohet të jetë i Nexus 5. Në të paraqitet pjesa e pasme e një pajisje Nexus në ngjyrë të bardhë ku shfaqet dukshëm dhe logoja e LG.

CMkym0QWEAIsCsJ

Prania e kësaj logo do të thotë se ndoshta bëhet fjalë për smartfonit 5.2 inç që Google po ndërton në bashkpunim me LG. Në pjesën e sipërme të pajisjes janë të vendosur kamera dhe një sensor për shenjën e gishtit. Ky imazh është pothuajse i ngjashëm me imazhet e publikuara javën që kaloi nga CNET.

Krahas kësaj pajisje Nexus, online kanë vërshuar dhe supozime për smartfonit tjetër Nexus të ndërtuar nga Huawei. Një partneritet i tillë mes Huawei dhe Google do ta ndihmojë këtë të fundit të rrisë prezencën e saj në tregun kinez. Njëkohësisht dhe Huawei do të njihet si markë në Shtetet e Bashkuara. Ende nuk ka një datë konkrete për debutimin e këtyre smartfonëve por raporte të ndryshme kanë treguar se me shumë mundësi ata do të mbërrijë në treg brenda këtij viti. (PC World Albanian)

A mund të jetë ky smartfoni LG Nexus 5 2015 ? (Foto)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)