A mund të jetë ky Samsung Galaxy S6 Mini ?

Publikuar më: 31-05-2015

"ProEXR File Description

Ditën e djeshme, databaza GFX Benchmark zbuloi ndoshta një nga smartfonët më interesant që pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Bëhet fjalë për një model Samsung Galaxy me numër SM-G9198.

Sipas databases së GFX, ky smartfon ka një ekran 4.6 inç me rezolucion 1280 x 768 piksel dhe fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 808. Hera e fundit që ky çip është vënë në funksion ishte LG G4.

gsmarena_001

Proçesori do të jetë gjashtë bërthamësh, dhe krahas tij do të gjenden 2 GB RAM dhe një grafikë Adreno 418.

SM-G9198 karakterizohet edhe nga një kamër e pasme 16 Megapiksel, dhe frontale 5 Megapiksel. Sipas të dhënave në bord është edhe Android Lollipop 5.1.1.

Kjo është hera e parë dëgjojmë për këtë model smartfoni dhe duke gjykuar nga madhësia e ekranit na bën të besojmë se ky është Galaxy S6 Mini. Ngjashëm me binjakun e madh (Galaxy S6) edhe ky model do të përmbajë disa karakteristika premium. (PCWorld Albanian)

A mund të jetë ky Samsung Galaxy S6 Mini ?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)