A mund të jetë kjo kasë metalike pjesë e iPhone 6S?

Publikuar më: 01-07-2015

gsmarena_001

Disa foto të cilat shfaqin një veshje metalike të iPhone 6S kanë bërë xhiron në internet. Ishte portali 9to5Mac që publikoi këto foto që besohet se vinë nga një furnizues i materialit të ndërtimit të iPhone 6S.

gsmarena_002

Fakti më suprizues është se iPhone 6S mund të karakterizohet nga i njëjti dizajn që kanë smartfonët e 2014-tës. Madje mund të ketë po të njëjtën gjerësi dhe gjatësi si modeli i shkuar. Por edhe ngjyra gri e hapët është po e njëjta.

gsmarena_003

Në brendësi, iPhone 6S do të jetë krejtësisht ndryshe nga modeli i shkuar. Në kontrakditë me spekulimet e shkuara, iPhone 6S mund të ketë edhe një sistem me lente të dyfishtë. Antena do të gjendet po aty ku ka qenë edhe në iPhone 6. Si gjithmonë smartfoni do të lançohet në muajin Shtator. IPhone 6S tashmë ka hyrë në fazat e prodhimit. (PCWorld Albanian)

gsmarena_004

A mund të jetë kjo kasë metalike pjesë e iPhone 6S?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)