A mund të jetë kjo data e lancimit të iPhone 6S?

Publikuar më: 08-06-2015

iPhone-6S-3Duket se Apple preferon të qëndrojë brenda traditës përsa i përket rendit të lancimeve të produkteve të saj të reja. Është zbuluar se, ashtu si parardhësit, iPhone 6S do të lançohet në muajin Shtator. Mobile News ka publikuar një email në të cilin shkruhet se gjenerata e re e iPhone do të mbërrijë konkretisht në 25 shtator dhe jo një muaj më parë siç tregonin disa supozime. Pavarësisht se ky raport nuk vjen nga burime të brendshme të Apple, intuita të bën të mendosh që ka dicka të vërtetë në të.

Raporti tregon se pajisja, e cila do të sjellë Force Touch, është përshkruar si ‘New iPhone’ për të ruajtur ‘sekretin’. Pyetja që kanë të gjithë është nëse ky iPhone do të ndjekë linjën dhe përmasat e iPhone 6 Plus apo do të sjellë diçka të re. Në sajë të pranisë së Force Touch, iPhone 6S do të përdorë ekranin prej safiri i cili mungoi në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus dhe një kamera të përmirsuar. Gjithsesi të gjitha këto informacione janë ende në nivelin e supozimeve, muaji Shtator do të jetë ai i cili do të qartësojë të gjitha specifikat e iPhone 6S. (PC World Albanian)

A mund të jetë kjo data e lancimit të iPhone 6S?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)