A mund kompjuteri juaj i vjetër të mbajë Windows 10-tën? Përgjigja mund tju surprizojë

Publikuar më: 31-07-2015

windowsxplogo-100597649-large

Windows 10-ta pa dyshim është sistemi operativ më i mirë i ndërtuar ndonjëherë nga Microsoft. Madje disa thonin “Pa Windows 8, Windows 10-ta nuk do të ishte e mundur”. Por në artikullin e sotëm dëshirojmë të flasim për mundësitë që ofron ky sistem operativ.

Ju drejtojmë një pyetje të thjeshtë: Sa prej jush kanë instaluar Windows 10-tën në një kompjuter të vjetër? Çfarë eksperience po përjetoni me të? Faqja simotër PCWorld.com kreu disa testime dhe rezultatet ishin me të vërtetë surprizuese.

dsc00128-100597826-largeDell Dimension E510 (2006)

Sistemi i parë i testimit ishte një kompjuter Dell Dimension E510. Ky kompjuter daton që nga 2006 dhe në brendësi të tij gjendet një nga proçesorët më të respektuar të Microsoft, Intel Pentium D me frekuencë 3.2 Ghz shoqëruar nga 2GB DDR2 RAM dhe një kartë grafike e vdekur.

pcw-100597652-large

Këtij kompjuteri iu bënë ca modifikime nga PCWorld ku u shtua një kartë grafike Radeon HD 6570 dhe një hard disk 320 GB 7200 rpm. U instalua ndërtimi 10162 i Windows 10-tës i cili është edhe versioni i fundit eksperimental i sistemit operativ. Ky ndërtim supozohet të ketë përmirësime të performancës megjithëse nuk presim që një tjetër ndërtim vetëm dy javë larg të fundit të sjellë ndonjë ndryshim drastik.

presler.dell.e510-100597650-medium

Eksperienca me një kompjuter 9 vjeçar përshkruhej nga Editorët e PCWorld si shokuese. Sistemi operativ ishte super i shpejtë, stabil dhe përgjigjej komandave e navigimit nëpër dritare lehtësisht.

Më pas u testua me shfletuesin Microsoft Edge duke hapur katër faqe mediatike njëherazi me grafika të shumta. Kompjuteri u la inaktiv për disa minuta ku edhe ktu filloi shfrytëzimi i proçesorit në 100 % të tij pa bërë absolutisht asgjë.

Eksperienca në Google Chrome po ashtu ishte jo e mirë. U deshën 10 sekonda që të hapej menuja Start me shfletuesin aktiv.

netbook-100597861-large

Lenovo IdeaPad S12 Netbook (2009)

Eksperimenti i dytë i editorëve të PCWorld ishte një laptop i 2009 Lenovo IdeaPad S12. Laptopi kishte një konfigurim me proçesor Intel Atom N270 1.6 Ghz, 2GB RAM DDR2, hardisk 160 GB me 5400 rpm.

Netbook-ët ishin shumë të mirë kur funksionin me Windows XP-në. Por nëse ka një proçesor që ka zhgënjyer konsumatorët përveç Intel Pentium 4 është edhe linja Intel Atom të cilët kishin një performancë të tmerrshme.

Instalim i Windows 10 shkoi për mrekulli në IdeaPad S12. Pasi u hapën 5 uebfaqe mediatike njëherazi, laptopi u bllokua dhe nuk përgjigjej ndaj komandave. Microsoft Edge luante videot në Youtube shumë më mirë sesa Chrome. Ndërsa gjatë vështrimit të videove në formatin 720p, kishte ndërprerje të videos dhe humbje frekuence.

Lenovo X61 Laptop (2008)

Kompjuteri i fundit testuar nga editorët e PCWorld ishte një laptop i 2008-tës Lenovo X61 i cili kishte të instaluar Windows Vista. Paisur me një proçesor Intel Core 2 Duo T8200 me frekuencë 2.4 Ghz dhe 3GB RAM DDR2, laptopi shfaqte probleme të pafundme me kartën e rrjetit Wi-Fi.

Në të tre kompjuterat e testuar, ky ishte padyshim më i shpejti. Nuk është surprizë sepse proçesori Core 2 Duo T8200 është fantastik për detyra kryesore kompjuterike. Vendosini një disk solid SSD, dhe një pjesë e madhe e konsumatorëve nuk do të dinë të bëjnë diferencën mes këtij laptopi 7 vjeçar dhe një tjetri të ditëve të sotme.

Rekomandimet tona

Windows 10-ta në kompjuterat e vjetër është më shumë një mallkim. Proçesorët e 2006-tës si Pentium D kanë humbur efikasitetin edhe ndaj detyrave kompjuterike më bazike. E njëjta ndodh edhe me Netbook-ët e 2009 të cilët janë të pafuqishëm dhe ju sugjerojmë të merrni leksione joga që të shmagni humbjen e durimit.

Ndërsa laptopi i 2008, Lenovo X61 është histori më vehte. Është shumë i përdorshëm dhe i fuqishëm. Windows 10-ta është një tolerim për këtë laptop. Mbase për këtë analistët nuk presin shitje të larta të kompjuterave me Windows 10 sepse sistemi operativ ofron performancë të shkëlqyer edhe në një laptop të 2008-tës. (PCWorld Albanian)

A mund kompjuteri juaj i vjetër të mbajë Windows 10-tën? Përgjigja mund tju surprizojë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)