A keni vënë re se ekzistojnë kaq shumë aplikacione të rrjetit social Facebook?

Publikuar më: 31-05-2015

facebook-apps-644x373

Të gjithë e njohin Facebook si një lojtar madhor në botën e medias sociale. Të gjithë komunikojnë me miqtë dhe familjen përmes këtij rrjeti social. Gjithashtu ekzistojë edhe një mori aplikacionesh që e bëjnë të mundur këtë në forma të ndryshme.

Facebook Messenger

Aplikacioni zyrtar i bashkëbisedimit, Facebook Messenger, është një formë gjerësisht e përdorur për të komunikuar. Jo vetëm që mund të dërgoni mesazhe miqve tuaj në Facebook por edhe listës së kontakteve. Gjithashtu mund të krijoni grupe bashkëbisedimi, të dërgoni foto dhe video madje të shikoni edhe kur dikush ka vërejtur mesazhin e dërguar. Mund të shkarkoni Facebook Messenger në iOS, Windows Phone dhe Android. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa aplikacione të tjera shoqëruese të cilat janë të disponueshme në Android dhe iOS si:

  1. Strobe for Messenger
  2. Sound Clips for Messenger
  3. Selfied for Messenger
  4. Stickered for Messenger

FBMessenger

Facebook Pages Manager

Përmes këtij aplikacioni mund të menaxhoni faqet tuaja të biznesit në Facebook ndaras atyre personaleve. Ky aplikacion shfaq informacione nga më të ndryshme rreth faqes së biznesit tuaj si aktivitetin, pëlqimet, dhe klikimet. Ndërsa paneli “Insights” shfaq të gjitha ato që thamë më lart të detajuara. Gjithashtu mund të ftoni miqtë tuaj, të pranoni njoftimet si dhe tu përgjigjeni mesazheve. Ky aplikacion është i disponueshëm në iOS dhe Android.

FBPages

Facebook Groups

Aplikacioni Facebook Groups sjell të gjitha përmbajtjet dhe njoftimeve e grupeve në një vend të vetëm duke e bërë shërndarjen e informacioneve, lidhjeve, fotove dhe përditësimeve në grupin tuaj shumë më të lehtë. Gjithashtu keni mundësi të krijoni apo ti bashkoheni një grupi të ri përmes këtij aplikacion që është i disponueshëm në iOS dhe Android.

FBGroups1

Facebook at Work

Shërbimi duhet të krijohet nga punëdhënësi juaj. Punojësit që të gjithë mund të bashkoheni më pas ku do të kenë mundësi të shohin kryefaqen e kompanisë, të bashkohen në grupe si dhe të komunikojnë me ta dhe individë. Facebook at Work është i disponueshëm në Android dhe iOS.

FBWorkSlingshot

Slingshot është një shërbim përmes së cilit mund të ndani momentet tuja më të rëndësishme në 24 orët e fundit me foto dhe video. Ofron eksperiencën tuaj ditore për miqtë dhe familjen tuaj. Replikat mund të bëhen vetëm me foto ose video. Aplikacioni ka një mori mjetesh për editimin dhe përmirësimin e videove dhe fotove. Nuk mungojnë as njoftimet. Slingshot është i disponueshëm në Android dhe iOS.

FBSlingshotPaper – Tregime nga Facebook

Ky është një aplikacione fantastic që bën të mundur shfletimin e kryefaqes së rrjetit social në një formë ndryshe nga ç’jeni mësuar. Lehtësisht mund të përshtasni seksione të këtij aplikacione me tema dhe interesa të ndryshme. Madje mund të krijoni edhe tregimet tuaja të cilat përpara se ti shpërndani mund të shikoni një version paraprak të tyre. Përdormi i këtij aplikacioni për të shfletuar në Facebook, është njësoj sikur të jeni duke shfletuar një gazete ndërkombëtare. Aplikacion është i disponueshëm vetëm në iOS.

FBPaperHello

Aplikacioni Hello është ndërtuar specifikisht për platformën Android ku përdoruesit e këtij sistemi operativ mund të shikojnë kush po i telefon edhe nëse nuk e kanë kontaktin e tyre. Për më tepër mund edhe të bllokoni telefona apo kontakte si dhe të kërkoni për ta në Facebook. Aplikacion në fjalë është i integruar me Facebook Messenger, dhe Facebook Pages Manager. Siç e thamë më lart, është i disponueshëm vetëm në Android.

FBHello

Facebook Ads Manager

Nëse përdorni reklamat e Facebook për biznesin tuaj, atëherë aplikacioni Facebook Ads Manager është mënyra e duhur për të qëndruar në kontakt me informacionet e fundit. Mund të vështroni rezultatet e reklamave, të krijoni apo editoni ato si dhe të qëndroni të informuar në lidhje me limin e shpenzimeve për secilin reklamë. Aplikacioni është i disponueshëm vetëm në iOS.

Facebook Home

Qëllimi i këtij aplikacion është i drejtpërdrejtë, tju ndihmojë të përshtasni ndërfaqen “Home” të telefonit tuaj me foto dhe pastime nga rrjeti social sipas preferencave tuaja. Pas të instaloni këtë aplikacion, në ndërfaqen e kyçjes së smartfonit tuaj do të shfaqet ora, moti dhe njoftimet. Facebook Home është i disponueshëm vetëm në Android.

Facebook Mentions

Ky aplikacion është dizenjuar specifikisht për figurat publike dhe faqet e verifikuara. Për personalitetet e famshme si aktorët, atletët, muzikantët, ky aplikacion ofron një mënyrë mjaft të mire për të qëndruar në kontakt me fansat. Facebook Mentions aktualisht është i disponueshëm vetëm në iOS. (PCWorld Albanian)

A keni vënë re se ekzistojnë kaq shumë aplikacione të rrjetit social Facebook?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)