A ka blerë FBI-ja nga hakerat teknikën e përdorur për zbërthimin e iPhone?

Publikuar më: 13-04-2016

iphone5_c_dtc_1160-100054978-largeFBI raportohet se e ka paguar hakerë profesionalë për të zbërthyer iPhone e atentatorit të San Bernardinos. Dobësia e sigurisë e zbuluar në një iPhone 5C bënte të mundur për FBI-në që përmes sulmeve brute force të qasej në telefon pa aktivizuar sistemet e sigurisë.

Hakerët që kanë ofruar këtë metodë për FBI-në mendohet të jenë vazhdimisht në gjurmim të dobësive madje edhe i shesin ato tek qeveritë shkruante Washington Post. Disa raportime të drejtojnë nga firma mobile izraelite e sigurisë, Cellebrite si pala e tretë që ndihmoi FBI-në të zbërthente iPhone 5C në fjalë që sipas Washington Post nuk është e vërtetë.

Në Korrik, një gjykatë urdhëroi Apple që të ofronte një softuer specifik për FBI-në i cili çaktivizon masën e sigurisë të fshirjes së të dhënave nëse fjalëkalimi vendoset disaherë gabim. Apple e sfidoi këtë udhër ndërsa në muajin Mars FBI-ja u tërhoq pas me sukses ja kishte arritur qëllimit.

Javën e kaluar, shefi i FBI-së James Comey tha se teknika e përdorur me sukses në iPhone 5C nuk funksionon në modelet më të fundit të telefonëve. (PCWorld Albanian)

A ka blerë FBI-ja nga hakerat teknikën e përdorur për zbërthimin e iPhone?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)