A jeni të irrituar nga performanca e iOS 9? Nuk jeni i vetmi

Publikuar më: 26-09-2015

3333Përdoruesit janë ankuar se iPhonët e tyre janë ngadalësuar që pas instalimit të sistemit të fundit operativ iOS 9. iOS 9 mund të instalohet që nga iPhone 4S e deri tek modelet më të fundit. Apple ka raportuar se ky është sistemi operativ që është përditësuar më shpejt se sistemet e mëparshme në një kohë shumë të shkurtër.

50% e përdoruesve  e kanë shkarkuar atë gjatë javës së parë së lançimit. Ndoshta ky adoptim kaq i shpejtë ka bërë që numri i përdoruesve që e kanë kritikuar këtë sistem të jetë goxha i madh.

iAppleBytes ka krahasuar performancën e iOS 8.4.1 dhe iOS 9.0.1 dhe ka vërejtur se përditësimi i fundit është më i ngadaltë. Smartfonit i duhet më shumë kohë për tu aktivizuar, performanca e kamerës është më e ngadaltë po ashtu dhe lançimi i aplikacioneve dhe navigimi mes tyre. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për asistentin virtual Siri. Siri duket të jetë shumë i shpejtë edhe pse disa përdorues e kanë çaktivizuar atë për të përshpejtuar pjesën tjetër të iPhone.

Ngadalësimi është vënë më shumë re në modelet më të vjetra të iPhonëve. Kjo për shkak se funksionalitetet e reja kërkojnë më shumë burime nga pajisjet dhe ndërkohë mund ta ngadalësojnë aktivitetin normal dhe kohëzgjatjen e baterisë.

Disa përditësime, për shembull si Android Lollipop i Google, fokusohen kryesisht në performancën dhe optimizimin. Përditësime të tilla mund të përmirsojnë shpejtësinë e smartfonit apo tabletit ku janë instaluar. Por ky nuk është rasti i iOS 9. Përditësimet e fundit të Apple si iOS 9 dhe iOS 8 kanë hasur shumë probleme dhe reagimet e përdoruesve kanë qënë negative. Por Apple ka mundur ti korigjojë problemet me anë të përditësimeve të reja. Mbetet për tu parë nëse Apple do të bëjë diçka për të rritur shpejtësinë e iPhonëve apo jo, shpresojmë që po. (PC World Albanian)

A jeni të irrituar nga performanca e iOS 9? Nuk jeni i vetmi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)