A është shpërdorim shpenzimi në një produkt sigurie?

Publikuar më: 26-03-2016

Security-mythsLarry Seltzer – ZDNet

Historikisht kam përdorur një softuer të sigurisë në kompjuterin tim. Përgjatë viteve të fundit kam ndërruar një varietet produktesh pikërisht për sigurinë e kompjuterit.

Dhe gjatë këtyre viteve, mbase më shumë se 10, nuk kanë zbuluar qoftë edhe një maluer të vetëm në kompjuterin tim. Mbase ngaqë jam një përdorues i sofistikuar dhe gjasat që të zihem i papërgatitur janë të vogla.

Tani dëgjova për lajmet se firma e pavarur e testimeve të produkteve të sigurisë për bizneset, AV-Test, shfaqi një përmirësim të dukshëm të softuerit kundër maluerëve të Microsoft. E kam fjalën për atë që është falas dhe njihet me emërtimin Windows Defender.

Ky softuer në të kaluarën ka qenë i kufizuar vetëm në zbulimin e programeve përgjuese, i cili më shumë ngjan si një largim vëmendjeje nga kërcënimi kryesor, maluerët. Për këtë të fundit Microsoft ofronte softuerin Security Essentials i cili në testimet e AV-Test radhitej në fund të klasifikimit.

Microsoft po përpiqet të shtojë sigurinë përmes analizave retrospektive bazuar në cloud. Rezultati bart emrin e System Center Endpoint Protection. Edhe pse eksperienca e përdoruesit është diçka tjetër, baza ngelet e njëjta.

Mund të mos jetë lider në këtë industri dhe realisht nuk është po sa afër gjendet? Çfarë shërbimi do të përfitoni krahasuar me pagesën? Përgjigja është e komplikuar.

Fakti që AV-Test vazhdimisht e paraqet BitDefender si liderin në produktet e sigurisë, vendosa tu drejtohesha personalisht për një përgjigje. Fola me Bogdan Botezatu, analist i lartë pranë BitDefender.

Edhe pse u përpoq të mos etiketonte një konkurrent, ai u shpreh se motori gjurmues i maluerëve zhvilluar nga Microsoft është shumë larg. Deri para rezultateve të fundit ato ishin në pozita të vështira, dhe në një farë mënyre besoja se Microsoft qëllimisht nuk përpiqet të sfidojë produktet komerciale me një softuer falas sigurie kjo për shkak të Windows-sit. Sepse e gjitha do të ishte një betejë e pandershme.

Prandaj Botezatu në një farë mënyre la të kuptohej se nëse kërkoni më të mirën e sigurisë, Microsoft nuk dëshiron që tua ofrojë. Ndërsa flasim për produktet komerciale, ajo që ofron BitDefender përfshin edhe HIPS, një sistem i cili skanon të gjithë trafikun që vjen nga interneti. Madje nëse një maluer kapërcen barrierat e skanimit do të zbulohet nga sistemi i gjurmimit të sjelljeve të dyshimta.

Sot një pjesë e madhe e produkteve komerciale të sigurisë përmbajnë sisteme reputacioni për uebfaqet dhe skedarët që të mund të paralajmërojnë përdoruesit për një aktivitet të dyshimtë. Madje ata janë në gjendje të luftojnë edhe “cookie” gjurmuese duke i trajtuar si një kërcënim edhe pse unë personalisht nuk i shoh të tillë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është zhvillimi i shfletuesve vitet e fundit. Sistemi operativ Windows dhe Internet Explorer kanë një shërbim reputacion quajtur SmartScreen për uebfaqet dhe skedarët. Google ka API-në e shfletimit të sigurtë i cili skanon lidhjet përmes Chrome.

Si për ironi këto avancime teknologjike të fundit nuk po rezultojnë të dobishme për shkak se sulmet tani po përqendrohen në teknikat e inxhinierisë sociale. Edhe pse produktet e sigurisë mund të përpiqen të eleminojnë faktorin njerëzor, pikërisht këta njerëz po zbulojnë mënyra të ndryshme për të thyer barrierat.

Prandaj shtrohet pyetja a ja vlen të shpenzohen para për një produkt sigurie me pagesë? Nëse marrim në konsideratë të gjitha faktet e lartpërmendura, unë personalisht do zgjidhja një softuer falas nga AVG, Avira apo BitDefender. Nëse ju i keni bezdi paratë në xhepin tuaj atëherë pse jo.

E gjithë historia ngjan me helmetën e motorçikletave. Shumë njerëz nuk i përdorin fare dhe akoma janë gjallë, të tjerë i përdorin rregullisht dhe në fund pësojnë aksidente fatale. (PCWorld Albanian)

A është shpërdorim shpenzimi në një produkt sigurie?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)