A është reale nevoja për e-shërbimet apo EA?

Publikuar më: 15-01-2016

20151210_074805245_iOSAtdhe Buja

Në këtë analizë e studim enkas për PCWorld dhe CiO Albanian janë paraqitur zgjidhjet në sigurimin e-shërbimeve të përshtatshme dhe efikase në kohën e duhur për qytetarët / biznesin që kanë nevojë për atë, njëkohësisht do të ndajë me ju një pjesë të eksperiencës time qëndrimit në Tokio Japoni dhe vizitat e takimet që kam pasur në lidhje me temën e këtij artikulli.

Definicioni kryesor që duhet bazohemi është se Qeveria dhe Biznesi kanë ngjashmëri në aspektin e operimit dhe funksionimit sepse ato janë organizata të përkushtuara ndaj shërbimeve për klientin ose qytetarin. Ato nuk mund të ekzistojnë pa qytetarin.

Turi i vizitave në institucionet qeveritare (Ministria e Punëve të Brendshme, Agjensia e Promovimit të TI-së IPA-Sec, Executive CIO Adviser) dhe kompani (IBM) ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e nevojshme në vehte. Ky tur shfaqi rëndësinë e aplikimit të standardeve dhe përcaktimin e qartë të proceseve brenda qeverive apo organizatave dhe të plotësojë një hapësirë të nevojshme të njohurisë më specifikisht me modelin Japonez të Enterprise Architecture, E-Qeverisjes, Platformës së Interoperabilitetit, Sigurisë së infrastrukturës, Rrjetit qeveritar, straegjive IT si dhe në sektorin privat i cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe udhëheqjen e proceseve të transformimit të E-Qeverisjes në nivelet më të larta të inovacionit të teknologjisë.4Kornizat ose siç janë të njohura në gjuhën angleze Frameworks (COBIT 5, TOGAF, ITIL) luajnë një rol shumë të rëndësishëm në stabilizimin dhe standardizimin e gjitha proceseve brenda qeverive apo organizatave duke përcaktuar qartë rolin dhe përgjegjësinë e palëve të interesuara (stakeholders) në të gjitha proceset. Ndihmojnë në realizimin e programeve, strategjive, projekteve, auditimin e monitorimin dhe në fund vlerësimin e gjendjes në bazë të proceseve të realizuara e që përcaktohen në fazat fillestare të dizajnit të EA (Enterprise Architecture).

Çelësi për të matur suksesin e objektivave padyshim që varet nga këto konizaRast konkret kemi atëherë kur nga objektivat e definuara më parë bëhet matja e realizimit të tyre (0-100%) dhe në bazë të rezultatit mund të shihet niveli aktual i objektivave ose strategjisë (current level) dhe automatikisht mund të planifikojmë për të ngritur nivelin e realizimit të objektivave duke u bazuar në rezultatin aktual. Kjo metodë e vlerësimit dhe përmirësimit është përcaktuar qartë si proces në njërën nga kornizat dhe është shumë praktike.

2

e-Shërbimet apo si i njohim në gjuhën angleze e-Services. Angazhimi e qëllimi kryesor i qeverisë duhet të jetë ofrimi i qasjes në shërbimet publike për qytetarin nga një pikë (single point of access). Zhvillim i mëtejshëm i e-Qeverisjes në raport me qytetarin do të konsolidonte një prezencë më të lartë të informacionit, ndërveprimin përmes uebit dhe transaksioneve dhe mundësinë e realizimit të një seri veprimesh në mënyrë elektronike nga qytetari në çdo kohë 24/7. Vizioni i e-Qeverisjes duhet të jetë i qartë si process dhe orientuar për qytetarin në rezultate konkrete. Përfshirja e sigurisë dhe privatësisë shton besimin e plotë në zhvillimin e e-Qeverisjes.

Përveç që është përcaktuar qartë EA dhe proceset zhvillohen konform standardeve të lartpërmendura ndërkaq shembull shumë i mirë në qeverinë Japoneze është edhe promovimi i IT-së dhe e-Qeverisjes. Organizatat promovuese janë Qeveria & Agjensia e Promovimit të Teknologjisë Informative IPA-SEC, e kjo e fundit veçanërisht ka rol udhëheqës në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, institucioneve akademike dhe qeverisë. Kjo agjensi mbledh praktikat më të mira për zhvillimin e metodave nga kompanitë e avancuara, për ti organizuar e sistematizuar ato përmes diskutimeve me ekspertë që kanë eksperiencë sikurse kompanitë, institucionet akademike dhe qeveria, së bashku për të krijuar një udhëzues për gjithë vendin. Një aktivitet tjetër që ky agjencion mbulon është edhe ofrimi i standardeve internacionale dhe plotësimin e tyre në ISO organizatën për zhvillimin e softuer-ve dhe menaxhimin e projekteve, dedikuar qeverisë dhe institucioneve tjera. Një ndër prioritetet kryesore të institucioneve publike ishte Transparenca e IT investimeve, që paraqet faktorin kryesor për zhvillimin e inovacioneve, paraqitja e situatës aktuale ndihmon në:

¾    Kuptimin e gjendjes se ku jemi

¾    Vendosjen e objektivave të arritshme dhe

¾    Planifikimin hap pas hapi

Konsolidimi dhe Reforma sistemeve qeveritare qëllim të vetëm kanë që të reduktohet numri i sistemeve të informacionit, me qëllim të zëvendësimit të të gjitha sistemeve qeveritare me sistemeve bazuara ne Cloud e gjithë kjo do të ulte koston e operimit (në 30%).

3

Si rezultat i angazhimit të Qeverisë Japoneze që ka integruar sistemet dhe prezantimin e cloud computing, numri i sistemeve të informaconit në vitin 2012 ishte 1,450 dhe vazhdon të ulet deri në vitin 2018 qëllimi ishte që të arrihet 542 (në 63%).

Platforma e Interoperabilitetit ndikon direkt në uljen e kostos për mirëmbajtjen individuale të aplikacioneve, harduar/softuare kosto e mirëmbajtjes dhe blerjes.

E gjithë kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për gjithë jetën time dhe do vazhdojë përkushtimin tim që sa më shumë të ndajë njohuritë e fituara me komunitetin ICT-së dhe vendin tim i cili më shumë se kurrë ka nevojë për zhvillim dhe transformim mëtejeshëm, të shërbimeve publike për qytetarin e biznesin duke përdor ICT-në e kjo do arrihet me një përkushtim të madh nga ne profesionistët që gjeneratave të reja tu japim eksperiencën tonë për rëndësinë e zhvillimit të ICT-së në të gjitha fushat e jetës. (PCWorld Albanian)

A është reale nevoja për e-shërbimet apo EA?
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)