Lajmet

A do të jetë produkti i radhës i Apple një makinë elektrike?

Apr 22 2016
0 Shpërndarje
A do të jetë produkti i radhës i Apple një makinë elektrike?

3599Projekti jo aq sekret i Apple për të ndërtuar një makinë elektrike po fillon të bëjë bujë kohë përpara debutimit falë disa raportimeve të medias se kompania po punëson ekspertë nga rivalët e Tesla. Ajo që perforcon më tepër lajmet është hapja e një zyre Zhvillimi dhe Hulumtimi në Gjermani, shtëpia e disa prej prodhuesve më të njohur në botë të automobilave.

Ishte Electek që raportoi se Chris Porritt, një dizajner britanik i makinave i cili në të kaluarën kishte punuar pranë Aston Martin deri në 2013-tën, shërbeu si zëvendës president i departamentit të inxhinierisë pranë Tesla Motors. Tani përflitet se ai është punësuar nga Apple për të punuar në Projektin Titan të kompanisë.

Porritt, i cili u largua nga Tesla në Shtator të 2015-tës, është një nga inxhnierët e shumtë të Tesla të punësuar nga Apple por është i vetmi menaxher i lartë që ka kaluar tek kompani në fjalë. Kjo ngjarje zuri vend pak kohë pasi shefi ekzekutiv i Tesla iu referua Apple si “Varreza e Teslas”. “Nëse nuk ja arrin të kesh sukses tek Tesla, punën e keni të sigurtë tek Apple,” shprehej Musk.

Tek Tesla, Porritt, u bë pjesë e projekteve të tre makinave, modeleve S, 3 dhe X, pasi kishte punuar pranë Land Rover për një dekadë dhe Aston Martin për 16 vite. Ndërsa Porritt po punon në Cupertino, një ekip tjetër inxhinierësh të Apple po punojnë mbi këtë projekt në Berlin shkruante gazeta Gjermane Frankfurter.

Gazeta raportonte se 15-20 inxhinierë përbëjnë ekipin, të specializuar në inxhinieri, softuer, harduer dhe marketing. Frankfurter vijon më tutje duke thënë se Apple shpreson që makina elektrike të dalë në rrugë përgjatë periudhës 2019-2020. Është e mundur që makina elektrike e prodhuesit të iPhone të ndërtohet në Europë dhe pikërisht në Austri nga prodhuesi Magna shkruante Frankfurter. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>