92% e përdoruesve e kanë vlerësuar pozitivisht Windows 10

Publikuar më: 22-08-2015

Windows-10-RTM-wallpaperKa kaluar pothuajse një muaj që nga momenti kur Microsoft lançoi sistemin e tij operativ Microsoft. Brenda një periudhë të shkurtër Windows 10 arriti të mbërinte në dhjetra miliona pajisje. Kjo do të thotë që numri i përdoruesve të Windows 10 është tanimë tepër i lartë. Por si ka reguar publiku ndaj ardhjes të këtij sistemi të ri operativ? A ju ka pëlqyer ky softuer i ri përdoruesve?

windows-10-study1

Sipas një studimi të kryer nga firma analitike Brandwatch në mediat sociale, numri i personave që pëlqejnë Windows 10 është shumë herë më i lartë se sa ata që nuk e preferojnë atë. Në tërësi 92% e vlerësimeve kanë qënë pozitive, ndërkohë që pjesa e mbetur nuk ka reaguar mirë. Brandwatch u interesua gjithashtu dhe për funksionalitetin që përdoruesit vlerësojnë më shumë në Windows 10. Më shumë se 80% e tyre u shprehën se veçoria e preferuar në Windows 10 është asistenti virtual Cortana. Më pas renditej shfletuesi i ri Edge dhe integrimi me konsolen Xbox.

windows-10-study-2

Merrni parasysh se ky studim është kryer në bazë të përgjigjeve të 7000 personave online. Një pjesë kjo shumë e vogël krahasuar me më shumë se 50 milion përdoruesit e Windows 10. Megjithatë studimi na jep një pasqyrë të përafërt përsa i përket reagimin dhe vlerësimit të Windows 10 në publik. (PC World Albanian)

92% e përdoruesve e kanë vlerësuar pozitivisht Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)