90 studentë nga 12 Universitete kontribojnë në projektet fituese të European Youth Awards 2016

Publikuar më: 22-11-2016

14495378_630271753817359_247250328873488328_nNuk ka dyshim se fituesit e këtij edicionit të European Youth Awards kanë bërë një punë të shkëlqyer duke zhvilluar projekte të cilat janë konsideruar mjaft të rëndësishëm për nga kreativiteti dhe impakti social.

Për të kaluar në një nivel tjetër, është shumë e rëndësishme përshtypja dhe analiza e projektit me qëllim zhvillimin e ideve të reja nga një perspektivë tjetër.

Eksperienca ndërkombëtare dhe bashkëpunimi janë esenciale në kurrikulat themelore të universiteteve moderne. I filluar si një prototip, projekti ndërkombëtar i studentëve online është bërë pjesë integrale e EYA dhe po rritet nga viti në vit.

Duke përdorur softuer të lirë, studentët nga 12 Universitetet që nga Maqedonia tek Hollanda lidhen së bashku, analizojnë dhe përmirësojnë projektet fituese të EYA deri në mbajtjen e festivalit vjetor.

Këtë vit 90 studentë janë përfshirë në propozimet për projektet fituese të EYA16. Ata kanë shkëmbyer ide në konferenca virtuale dhe kanë aplikuar teori të ndryshme mbi projektet fituese.

Të ndarë në 13 grupe, studentët analizojnë një prej projekteve fituese, zhvillojnë konceptet bazike të zhvillimit në të ardhmen dhe prezantojnë rezultatet e tyre në Festivalin e EYA.

Të punuarit nga afër me kolegë ndërkombëtarë në një detyrë praktike me anë të një ambjenti virtual do të thotë trajnim i dobishëm për studentët.

Për më tepër ata mund të japin sugjerime të dobishme për fituesit. EYA vazhdimisht kontribon në ndërlidhjen e studentëve nga mbarë bota përmes projektit online të studentëve. (PCWorld Albanian)

90 studentë nga 12 Universitete kontribojnë në projektet fituese të European Youth Awards 2016
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)