9 trendet e telefonëve inteligjent të 2017-tës

Publikuar më: 25-11-2016

samsung_mobile_reuters_336Blerësit e telefonëve inteligjentë kanë shumë çfarë të presin nga 2017-ta. Telefonët do të jenë më të hollë, më të shpejtë e mbase më inteligjentë sesa mendoni.

Realiteti virtual do të përhapet gjithandej dhe paisjet mobile do të kenë grafika më të mira, ekrane me rezolucion të lartë dhe më shumë hapësirë të dhënash.

Inteligjenca artificiale do të përmirësonte ndjeshëm eksperiencën mobile. Mund të shohim një fokus të veçantë në dizajn, audio wireless e USB-C.

Ja 9 trende smartfonësh që duhet ti keni në konsideratë për 2017-tën:

1. Dizajne të reja: Telefonë inteligjent me pamje të re pritet të shfaqen në 2017-tën. Telefoni më i shumëpërfolur është iPhone 7-ta i cili nuk ka ndryshuar që prej 2 vitesh. Samsung gjithashtu po vjen me një telefon i cili paloset. Gjithashtu një trend i cili u shfaq këtë vit, ai i përshtatjes së telefonëve siç është rasti i Moto Z dhe LG G5, pritet të zhvillohet më tutje në 2017-tën.

2. Procesorë më të shpejtë: Grafikat do të jenë më të pastra dhe aplikacionet do të funksionojnë më shpejt në telefonët e vitit të ardhshëm. Qualcomm tashmë ka prezantuar Snapdragon 835 i cili do të shfaqet në disa prej telefonëve më të mirë të vitit.

3. Realiteti Virtual: Një nga arsyet e përshpejtimit dhe rritjes së performancës së telefonëve është aftësia e tyre për të luajtur përmbajtje dhe aplikacione të realitetit virtual. Realiteti Virtual aktualisht është i kufizuar vetëm në disa modele telefonësh, si Galaxy S7-ta, por do të mbërrijë edhe në telefonë të rangut të mesëm vitin e ardhshëm.

4. LTE më e shpejtë: Shpejtësitë e internetit 4G LTE pritet të rriten falë disa modemëve me teknologji të re. Telefonët si Galaxy S7 dhe iPhone 7 do të mund të shkarkojnë me shpejtësi deri në 600 Mbps mbi këto rrjete. Me modemin e ri, Qualcomm X16, shpejtësia e shkarkimit pritet të arrijë 1 Gbps.

5. USB-C: 2017-ta do të jetë viti kur USB-C do të zëvendësojë një herë e mirë portat antike microUSB 2.0 më telefonët Android. Teknologjia USB-C është jashtzakonisht e zhdërvjellët dhe përveçse të karikojë telefonin mund të përdoret për të lidhur kufje, monitorë të rezolucionit të lartë, memorje të jashtme dhe disqe flash.

6. Audio Wireless: Natyrisht që në 2017-tën një pjesë e madhe e telefonëve do të vijojnë të përdorin kufjet tradicionale 3.5 mm, por ashtu si Apple, pritet të ketë të tjerë prodhues të cilët do të gjejnë kurajon. Pritet që kufjet 3.5 mm të zëvendësohet nga kufje Bluetooth, që do të thotë më shumë shpenzime në një telefon.

7. Karikimi më i shpejtë: Telefonët do të karikohen disaherë më shpejt nëpërmjet kabllove USB-C të cilët transmetojnë më shumë energji në bateri. Kjo edhe falë teknologjisë së re të ngarkimit të shpejtë, “Quick Charge 4.0,” të Qualcomm. Me vetëm 5 minuta karikim, telefonët do të përfitojnë 5 orë jetëgjatësi baterie.

8. Bluetooth 5: Telefonët e parë me versionin 5 të Bluetooth pritet të debutojnë që nga ky vit ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë një standart. Versioni i ri ofron dyfishin e shpejtësisë dhe rangut të Bluetooth 4.2. Një lidhje Bluetooth 5 mund të realizohet në distancë prej 400 metrash, por rangu prej 120 metër duket më realist.

9: Memorja: Asnjë dëm nuk do na i sillte telefonëve tanë më shumë memorje e brendshme. Aktualisht jemi kufizuar në 256GB dhe karta SD deri në 512GB. Por SanDisk tashmë ka prezantuar një kartë SD 1 Terabajt. Edhe pse kompania nuk ka dhënë detaje, karta SD me kapacitet më të lartë janë në horizontin e vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

9 trendet e telefonëve inteligjent të 2017-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)