9 muaj pas debutimit, Android Lollipop gjendet vetëm në 18% të pajisjeve Android

Publikuar më: 05-08-2015

android-l-lollipop-100600377-large

Statistikat më të fundit përsa i përket përhapjes së sistemeve operative, tregojnë rezultate të dobëta për versionin më të fundit të Android, Lollipop. Pothuajse 9 muaj pas mbërritjes së Android Lollipop, raportet tregojnë se vetëm 18.1% e pajisjeve Anrdroid përdorin Lollipop. Mendohet se ky implementim kaq i ngadaltë i Android Lollipop ka ndodhur për shkak të dobësisë Stagefright.

Ndërkohë që Apple mjafton të sjellë një përditësim të iOS për të korigjuar të gjitha problemet në pajisjet e saj, Google e ka më të vështirë këtë pjesë. Është detyra e prodhuesve të smartfonëve implementimi i përditësimeve për versionet e veçanta të Android.

android-distribution-100600348-large

Për më tepër dhe operatorët telefonikë duhet të aprovojnë një përditësim. Kjo situatë është një rezultat i zgjedhjes që Google bëri kohë më parë. Në momentin që iPhoni pushtoi tregun, Google ja ofroi Android prodhuesve të smartfonëve si Samsung, Motorola etj për të konkuruar iPhonin. Prodhuesit aplikuan disa ndryshime në sistemin operativ në mënyrë që ai ti përshtatej sa më mirë pajisjeve të tyre.

Megjithatë ende një pjesë e madhe e prodhuesve e kanë lënë Android shumë hapa pas duke e bërë atë të ngadaltë për të përvetësuar përditësimet më të fundit Android. Shpeshherë ka probleme në përshtatje ndërmjet softuerit Lollipop dhe harduerit. Kjo kërkon një punë goxha më të madhe. Ndaj dhe përditësimet Android jo rrallë herë cilësohen si një rrëmujë e vërtetë. Nesë doni të keni një smartfon me përditësimet më të fundit, ju sugjerojmë të blini një Nexus pasi ai është i pari që merr përditësimet dhe që i përshtatet më shumë atyre. Për fat të mirë kompania Google do të sjellë një smartfon të ri Nexus këtë vit. Por dhe Motorola dhe OnePlus janë shembuj premtues. Nëse Google nuk gjen një mënyrë për të shpejtuar adoptimin e Android Lollipop, atëherë ky sistem operativ mund të jetë në rrezik serioz. (PC World Albanian)

9 muaj pas debutimit, Android Lollipop gjendet vetëm në 18% të pajisjeve Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)