Më 9 Gusht mbërrin përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës në telefonët Lumia

Publikuar më: 08-08-2016

windows-update-ota-insider-os-phonePas debutimit të përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës në platformën desktop, Microsoft po përgatitet ta sjellë edhe në platformën mobile Windows 10 Mobile. Ditën e sotme llogaria e Microsoft në Indi në rrjetin social Twitter citonte datën 9 Gusht e cila do të shënonte startin e përditësimit.

Daniel Rubino i Windows Central shkoi më tutje duke konfirmuar postim në fjalë dhe personalisht se data 9 Gusht është e saktë. Pikërisht në këtë ditë do të fillojë disponueshmëria e gjërë e përditësimit ndërsa më 16 Gusht do të fillojë për telefonët Lumia shitur nga operatorët celularë.

Sigurisht sipas Windows Central që të dy datat mund të jenë subjekt ndryshimesh për shkak të problemeve të minutës së fundit që mund të shfaqen tek Microsoft megjithëse kompania nuk pret vonesa.

Thuhet se ndërtimi final i përditësimit të përvjetorit në Windows 10 Mobile do të jetë ai 14393.10 por ka informacione se mund të rezultojë ai 14393.67. Ndërtimi më i fundit eksperimental i përditësimit për anëtarët e programit Windows Insider ishte 14393.5. (PCWorld Albanian)

Më 9 Gusht mbërrin përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës në telefonët Lumia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)