9 fakte interesante që nuk i dinit rreth Facebook

Publikuar më: 23-05-2015

facebook1Me më shumë se 1.5 miliard përdorues në mbarë botën, Facebook mund të cilësohet si rrjeti më i madh social. Por sa informacion keni për këtë shërbim social që ju pothuajse përdorni çdo ditë? Firma e marketingut, Wishpond ka renditur 40 fakte dhe statistika rreth Facebook si pasojë e një studimi të kryer. Nga këto 40 zbulime ne kemi zgjedhur t’ju paraqesim 9 faktet më interesante.

  1. Nuk është e vërtetë që Facebook ‘po plaket’. 87% e studentëve në shkollë të mesme deklarojnë se pavarësisht hyrjes në lojë të rrjeteve të tjera sociale, ata vazhdojnë të përdorin Facebook shpesh. 70% e studentëve të pyetur deklaruan se ata kanë friend në Facebook prindërit e tyre.
  2. Por duhet të pranojmë se Facebook nuk është plotësisht i sigurt. 66% e vajzave të reja pranojnë se janë keqtrajtuar apo kërcënuar në këtë rrjet social.
  3. Janë të shumtë ata që lajmërojnë për ndryshim të statusit të tyre përmes një postimi në Facebook. Por vetëm 28% e të sapomartuarve ndryshojnë statusin e tyre në Facebook pasi martohen.
  4. Në rastet më të mëdha fshihen nga lista e shokëve në Facebook, ata të cilët kanë qënë shokët e gjimnazit tuaj. Kjo ndodh për shkak të postimeve të papëlqyera nga ju apo mesazheve të papërshtatshme që merrni nga ata.
  5. Punëdhënësit janë të vetëdijshëm për rolin e Facebook në jetët tona dhe kohën që na marrin rrjetet sociale. Për këtë 19.4% e punonjësve amerikanë nuk mund të aksesojnë Facebook-un në vendet e tyre të punës. Por në të njëjtën kohë 30% e amerikanëve shprehen se përdorin Facebook gjatë orarit të punës.
  6. The Simpsons kanë më shumë fansa në Facebook përsa i përket shou-ve televizivë, plot 69.6 milion të tillë. Më pas renditen Mr. Bean dhe Spongebob.
  7. Me më shumë se 100 milion fansa, Shakira është këngëtarja më e famshme në Facebook. Ndërkohë që Eminem dhe Rihanna renditen poshtë saj me 91 milion dhe 81 milion fansa respektivisht.
  8. Shteti me më shumë përdorues aktiv të Facebook, rezulton të jetë Kanadaja. Duke u kombinuar me Shtetet e Bashkuar, dy shtetet kanë 157 milion përdorues aktiv në ditë.
  9. Ndërsa në Azi, Facebook ka 254 milion përdorues aktiv në ditë. Kjo shifër përbën një sukses të vërtetë për Facebook duke marrë parasysh faktin se Facebook është i ndaluar në Kinë. (PC World Albanian)
9 fakte interesante që nuk i dinit rreth Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)