88,000 tabletë Nvidia Shield të do të zëvendësohen nga kompania. Probleme me mbinxehjen e baterisë

Publikuar më: 01-08-2015

shieldtablet-100367701-gallery

Nvidia njoftoi ditën e premte se po tërheq të gjithë tabletët Nvidia Shield të prodhuar përgjatë periudhës Korrik 2014 dhe Korrik 2015 duhet të dërgohen tek prodhuesi edhe njëherë. Nvidia premton se do të zëvendësojë të gjithë njësitë e rikthyera.

I gjithë problemi qëndron tek bateria e tabletit 8 inç. Nvida ka marrë katër raporte të mbi nxehjes ku dy prej tyre kishin dëmtuar edhe tabletin.

Nvidia paralajmëroi se duhej të ndalohej menjëherë përdorimi i tabletëve. Rikthimi i tabletëve kërkon që të përditësohet sistemi në versionin më të fundit të softuerit. Nëse doni të përçaktoni nëse jeni pjesë e kësaj fushate zëvendësimi, zbuloni cilin model baterie ka tableti. Vizitoni seksionin About Tablet – Status – Battery. Do të vëreni dy opsione: Y01 dhe B01. Nëse keni Y01 atëherë jeni pjesë e kësaj fushate zëvendësimi. (PCWorld Albanian)

88,000 tabletë Nvidia Shield të do të zëvendësohen nga kompania. Probleme me mbinxehjen e baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)