87 % e politikanëve nga 193 shtete janë pjesë e rrjetit social Facebook

Publikuar më: 18-01-2016

ektq62wjeo4ajtk9heevPërgjatë viteve të fundit, rrjeti social Facebook ka qenë platforma kryesore e komunikimit mes komuniteteve dhe drejtuesve të lartë shtetëror. Rrjeti social është bërë një pjesë e pandashme e çfarëdo fushate politike duke rezultuar si një ndër format më të mira për të komunikuar me votuesit dhe qytetarët.

Burson Marsteller, një firmë globale e marketingut, ka përpiluar një raport me titull “Liderët botëror në Facebook” ku zbuloi se 87 % e politikanëve në 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë një formë prezence në rrjetin social.

Most-Liked-World-Leaders

Nga 512 faqe të analizuara, BM numëroi 230,489,257 pëlqime të kombinuara nga 169 qeveri vendesh. Në 2009 kur për herë të parë Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara u bë pjesë e rrjetit social ai shkruante: “Ky vend(Facebook) është pikërisht ai ku mund të diskutojmë bashkarisht rreth problemeve më të rëndësishme që përballet vendin ynë, një mundësi ku do të komunikoni drejtpërdrejt me me mua dhe të ndarni mendimet dhe opinionet tuaja.”

Klasifikimin e liderëve më të pëlqyer e kryeson Barack Obama me 46.4 milion pëlqime ndjekur nga Kryeministri Indian Narendra Modi me dy faqe 31.7 milion dhe 10.1 milion respektivisht dhe President Turk Rexhep Tajip Erdogan me 7.99 milion ndjekës.
Në këtë listë bëjnë pjesë dhe Joko Widodo i Indonezisë, Presidenti egjiptian Al-Sisi dhe Mbretëresa e Rania e Jordanisë me 6 milion, 5.9 milion dhe 5.5 milion respektivisht.

Most-Liked-Eurpoean-Leaders

Listën e liderëve Europian më të pëlqyer e kryeson Presidenti Turk Erdogan me 7.9 milion pëlqime ndjekur nga Mbretëresha e Britanisë Elizabet me 2.5 milion, Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis me 1.7 milion ndjekës, Kancelarja Gjermane Ankela Merkel me 1.69 milion ndjekës dhe Presidenti Rus Dimitry Medvedev me 1.4 milion ndjekës.

Liderët botëror më efektiv me angazhimin më të lartë të ndjekësve të tyre në rrjetin social janë Kryeministri Indian Modi, Presidenti Turk Erdogan dhe Presidenti Amerikan Obama. (PCWorld Albanian)

Most-Effective-World-Leaders

87 % e politikanëve nga 193 shtete janë pjesë e rrjetit social Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)