87 % e operacioneve globale të Apple funksionojnë me energji të riciklueshme

Publikuar më: 22-10-2015

green-appleApple bëri të ditur se fabrikat e saj në Kinë operojnë që të gjitha më energji të riciklueshme. Të njëjtën gjë kompania amerikane e kishte bërë edhe në SHBA.

Globalisht, 87 % të operacioneve të Apple bazohen në energji të riciklueshme. Projektet me panele diellore të Apple në Kinë do të kenë impakt klimaterik të njëjtë me largimin nga qarkullimi të 4 milion makinave me karburant. Kompania po bashkëpunon gjithashtu me disa prodhues të produkteve të saj si Foxconn për të implementuar alternativa energjitike të blerta.

Shefi ekzekutiv Tim Cook vuri theksin tek sfida e shekullit, Ngrohja Globale. Ai e pranoi se kalimi në energji dhe ekonomi të blertë kërkon inovacion, ambicje dhe qëllim. Përpjekjet e Apple për të implementuar energjinë e riciklueshme(blertë) në Kinë kanë konkluduar me ndërtimin e paneleve diellore të afta të prodhojnë 40 megavat energji.

Ambicjet e kompanisë shkojnë me tutje ndërsa po planifikon të ndërtojë panele të tjera që do të prodhojnë 200 megavat energji. Partneri prodhues i kompanisë, Foxconn gjithashtu deri më 2018 do të ndërtojë impiant panelesh diellore që do të prodhojnë 400 megavat energji të riciklueshme.

Këto iniciativa do të reduktonin shkarkimin në atmosferë të 20 milion ton gazra të dëmshëm. Madje këto panele diellore do të prodhojnë më shumë energji sesa aktualisht përdor Apple në këtë shtet. (PCWorld Albanian)

87 % e operacioneve globale të Apple funksionojnë me energji të riciklueshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)