8 nuk mjaftojnë: MediaTek prezantoi proçesorin mobil 10 bërthamësh

Publikuar më: 12-05-2015

mediatek-processor-cpu-100584749-large

E pakënaqur me performancën që ofron një çip tetë bërthamësh, kompania tajvaneze e prodhimit të çipave mobile MediaTek ka prezantuar një të ri me 10 bërthama.

Ditën e sotme, kompania zbuloi detajet e çipit me emrin e koduar Helios X20, ku ndër të tjera premton të ofrojë një efikasitet më të lartë të barterisë dhe performancë të shtuar krahasuar me konkurrentët.

Bërthamat e Helios X20 janë të ndara në tre kategori. Ky çip kombinon një çift dy bërthamësh me një katër bërthamësh. Është pikërisht çifti dy bërthamësh bazuar në arkitekturën ARM Cortex-A72 me fuqi përpunimi të dhënash prej 2.5 Ghz që do të marrë përsipër edhe detyrat më intensive. Ndërsa katër bërthamat e tjera janë ndërtuar për të kryer detyra më pak intensive dhe komplekse.

Sipas MediaTek, ky konfigurim është në gjëndje të ulë konsumin e baterisë deri në 30 % krahasuar me çipet tradicionale njëkohësisht duke ruajtur performancën e lartë të smartfonit apo tabletit.

Helios X20 do të jetë gati për përdorim komercial në Dhjetor të këtij viti dhe është dizenjuar posaçërisht për smartfonët e parametrave dhe cilësisë së lartë. Kompania tajvaneze synon që me konkurrencën e hapur ndaj proçesorëve Qualcomm Snapdragon që ka filluar ditën e sotme, të tërheqë edhe prodhues potencialë smartfonësh që duan ta implementojnë këtë çip në produktet e tyre. Me pak fjalë, Helios X20 është armiku i përbetuar i Qualcomm Snapdragon 810 dhe Exynos Octa 7420 .

Ishte MediaTek që në 2013 tërhoqi vëmendjen e botës mobile me nxjerrjen në shitje të çipit të parë tetë bërthamësh që cilët Qualcomm i quante të “pa nevojshëm”. Më pas edhe Qualcomm filloi të ndërtonte çipe tetë bërthamësh në vitet e ardhshme.

Helios X20 është ndërtuar mbi arkitekturën 20 nm dhe është në gjëndje të mbajë funksionalë një kamër të dyfishtë në pjesën e pasme të telefonit. Kamera të ngjashme i kemi parë në telefonët HTC. Për më tepër, Helios X20 mund të pasqyrojë video 1080p me 120 frekunca në sekond. Po ashtu ofron mbështetje për teknologjitë 4G LTE FDD/TDD si dhe të gjitha bandat 3G. (PCWorld Albanian)

8 nuk mjaftojnë: MediaTek prezantoi proçesorin mobil 10 bërthamësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)