Avokatët e Instagram kërkojnë ndryshimin e emërtimit të një aplikacioni mbeturinash

Publikuar më: 11-09-2016

1480Avokatët e Facebook dhe Instagram kanë kërkuar një Britaniku i cili zotëron një aplikacion për luftimin e fenomenit të mbeturinave të ndryshojë emërtimin e këtij të fundit.

49 vjeçari Dani Lukas nga Wrotham vitin e kaluar lançoi aplikacionin LitterGram duke u kërkuar përdoruesve të fotografojnë, shpërndajnë dhe japin informacion për vendodhjen e mbeturinave që shohin në rrugë në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin publik.

Por biznesmeni Britanik përfundoi në telashe me rrjetin social i cili zotëron aplikacionin e shquar të shpërndarjes së fotove Instagram, me argumentimin se përdorimi i fjalës “gram” dëmton markën e tij.

Facebook vijon më tej duke thënë se përdorimi i fotografisë dhe aspekteve sociale të aplikacionit janë shumë të ngjashme me mënyrën sesi Instagram i shfrytëzon, rrjeti social me mbi 500 milion përdorues. Lucas tha se kishte afat gjer ditën e Premte për të konfirmuar planet e ndryshimit të emrit të LitterGram për të cilin Britaniku kishte shpresa të mëdha se do shndërrohej në një fenomen luftues të mbeturinave në Britani.

Lukas kishte apeluar tek themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, me arsyetimin se ndryshimi i markës do të vriste vrullin e aplikacionit në një moment kur po ndërtohej mbështetja dhe besimi i duhur nga instutucionet publike.

Facebook shpreson të arrijë një marrëveshje me Lukas pa shkuar në gjykatë dhe e përshkroi motivimin pas aplikacionit LitterGram si të admirueshëm. (PCWorld Albanian)

Avokatët e Instagram kërkojnë ndryshimin e emërtimit të një aplikacioni mbeturinash
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)