Teknologjia mobile, standardet dhe kornizat drejt zgjidhjes së problemeve

Publikuar më: 22-08-2016

13640840_10153792692495415_7423940874110564693_oAtdhe Buja

Një gjë të cilën nuk duhet harruar asnjëherë duhet filluar gjithçka nga kjo se Qeveria dhe Biznesi kanë ngjashmëri në aspektin e operimit dhe funksionimit, sepse ato janë organizata të përkushtuara ndaj shërbimeve për klientin ose qytetarin. Ato nuk mund të ekzistojnë pa Qytetarin.

Aplikimi i programit për zhvillimin e teknologjisë mobile

Inicimi nga institucionet qeveritare të programit për zhvillimin e teknologjisë mobile, do të ndihmonte agjencitë në një zhvillim më të sigurt dhe kosto më të ultë të aplikacioneve mobile. Në këtë rast përfituesi i ofrimit të m-shërbimeve do të jetë qytetari.

Standardet dhe kornizat

Për të arritur suksesin pavarësisht ku jetojmë e veprojmë, si profesionistë duhet të kemi qasjen e njëjtë për aplikimin, implementimin dhe përdorimin praktik të standardeve dhe kornizave (ang. Frameworks).

Një ndër kornizat më të njohura botërore është e ashtuquajtura COBIT Control Objectives for Information and Related Technologies, që luan një rol shumë të rëndësishëm në stabilizimin dhe standardizimin e gjitha proceseve brenda qeverisë dhe organizatës. Ajo përcaktojnë rolin dhe përgjegjësinë e palëve të interesit në të gjitha proceset më konkretisht ndihmonë në realizimin e programeve, strategjive nacionale, projekteve, auditimin dhe monitorimin dhe në fund vlerësimin e gjendjes bazuar në proceset e realizuara e që të gjitha këto definohen e vendosen si mekanizma në institucion dhe organizatë.

Standardet si objektiv kryesor kanë për të siguruar një gjuhë të përbashkët në mënyrë që blerësit, furnizuesit, zhvilluesit, menaxherët dhe teknikët të përfshirë në zhvillimin e softuerit të arrijnë të kuptohen.

Vetëm përmes planifikimit e definimit qartë të biznes proceseve të organizatës apo institucionit mund të mendohet arritja e suksesit edhe atë të bazuara në standarde dhe korniza ndërkombëtare. Angazhim i vazhdueshëm i udhëheqjes dhe menaxhmentit në organizata apo institucione qeveritare duhet të jetë përmirësimi i proceseve duke rritur efektivitetin dhe efiçiencën e ofrimit të shërbimeve për klientë ose qytetarë.

Ka shumë mënyra për të vlerësuar biznes proceset aktuale dhe përmirësuar ato, një ndër to është edhe siç njihet në gjuhën angleze Business Process Improvement – BPI.

Zhvillim i mundësive përmes zgjidhjes së problemeve dhe mendimit logjik

Gjendja aktuale e aftësive dhe njohurive të stafit në institucione qeveritare paraqet nevojë për realizimin e një programi të trajnimit në fushat specifike, përveç atyre trajnimeve me fokus në produktet e gatshme softuerike.

Institucioneve qeveritare për përkrahje dhe menaxhim të zgjidhjes së problemeve nga stafi, kanë të domosdoshme zhvillimin e njohurive dhe aftësive të stafit nëpërmjet programit trajnues.

Duke u bazuar në modelin ADDIE – Analysis, Design, Development, Implementation, Evaluation që paraqet një seri të proceseve për ndërtimin efektiv të trajnimeve dhe performancës së tyre, institucionet qeveritare mund të përfitojnë në ngritjen e kapaciteteve nga aplikimi i këtij modeli për programin trajnues.

Identifikimi se a është i nevojshëm trajnimi apo, jo lehtë mund të bëhet përmes parashtrimit të pyetjeve dhe përgjigjeve, si në vijim:

  1. A ka aftësi zyrtari për kryerjen e detyrave?
  2. A ka vullnet zyrtari për kryerjen e detyrave?
  3. A është i lejuar zyrtari për kryerjen e detyrave?

Rasti e parë (I)

Nëse përgjigjja është pozitive “PO” në pyetjen e parë atëherë: trajnimi mund të jetë një zgjidhje por jo e domosdoshme.

Rasti e dytë (II)

“PO” në të gjitha pyetjet: Definitivisht zgjidhja nuk është trajnimi.

Rasti e tretë (III)

“JO” në pyetjen e dytë: Problem motivimi; trajnimi nuk e zgjidhë.

Rasti e katërt (IV)

“JO” në pyetjen e tretë: Proceset ose politikat e organizatës mund të jenë problem; trajnimi nuk e zgjidhë.

Nga domosdoshmëria e programit trajnues për stafin në fushat specifike, objektivat e  këtij programi të trajnimit paraqiten si në vijim:

  • Audienca ose dedikuar për administratorët e TI-së dhe stafin mbështetës, udhëheqësit e sektorëve;
  • Aplikimi i metodave p.sh. rastet e studimit, punës në grupe, zgjidhjen e problemeve duke mbajtur trajnime brenda ambienteve të punës;
  • Ndryshimi i gjendjes aktuale të aftësive, njohurive dhe performancës në një gjendje të dëshiruar;
  • Zvogëlimi i kohës në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësimi me njohuri të duhura për planifikimin e menaxhimin e projekteve me metodologjitë moderne, që nga fazat e para të mbledhjes së kërkesave (ang. Business Case);
  • Njohuri për standardet ndërkombëtare lidhur me gjithë procesin e zhvillimit të softuer-it ISO/IEC15504, menaxhimin e sistemeve dhe softuer-ve ISO/IEC12207 dhe 15288;
  • Aplikimi i procedurave dhe kontrollave për sigurimin e aseteve të institucioneve ISMS – Information Security Management System ISO/IEC27001 dhe 27002, p.sh. bazat e të dhënave, aplikacionet, licencat, pajisjet, të dhënat elektronike etj;
  • Njohuri për kornizat e ndryshme që ndihmojnë në implementimin e aplikimin e standardeve në TI si ato COBIT, ITIL; dhe
  • Aftësi për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të sigurisë kibernetike.

Zgjidhjet e mundshme

Udhëheqësit dhe menaxherët me angazhimin e ndikimin e tyre pozitiv kanë mundësi të ndryshimit të ambientit ekzistues përmes përmirësimit të disa faktorëve dhe ofrimin e zgjidhjeve për to, një qasje e tillë paraqitet në tabelën vijim:

Untitled1Rekomandimet – bazuar në modelin ADDIE është bërë një analizë e gjendjes aktuale të TIK-ut në sektorin publik në tri nivele, së bashku me ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes aktuale, paraqitja në tabelën vijim:

Untitled2

Ekzekutimi i këtij programi të trajnimeve do të përmirësonte gjendjen dhe do të ofronte mundësi të zgjerimit të njohurive logjike dhe analitike, aftësi dhe hapja e mundësive për implementimin apo aplikimin e standardeve nga vetë stafi. Një gjendje e tillë e arritur do të rriste performancën e institucioneve qeveritare në ofrimin e shërbimeve publike, realizimin e objektivave dhe motivimin e stafit. (PCWorld Albanian)

Teknologjia mobile, standardet dhe kornizat drejt zgjidhjes së problemeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)