Droni gjuetar i minave mundet të bëjë botën një vend më të sigurtë

Publikuar më: 30-07-2016

mine-kafon-drone-4Dizenjuesi dhe sipërmarrësi Massoud Hassani shpreson ta pastrojë planetin nga 100 milion minat e llogaritura të groposura në tokë, brenda 10 viteve. Kjo është arsyeja pse para disa viteve ai krijoi Mine Kafon, një pajisje që rrotullohet përgjatë fushës së minuar dhe aktivizon minat ndërkohë. Ndërkohë që kjo është një ide shumë e zgjuar, ai përsëri kërkon diçka që punon me shpejt. Për këtë arsye, ai po zhvillon tani Mine Kafon Drone.

Për momentin në formën e një prototipi që punon, droni ka formën e një multikopteri të bërë me porosi që mund të pajiset me vegla të ndryshme. Ai është dizajnuar to kërkojë  dhe shkatërrojë minat në një proces prej 3 hapash.

Së pari, i pajisur me një kamera, ai fluturon mbi fushën e minuar në një model rrjeti koordinativ dhe krijon një hartë 3D të sipërfaqes. Më pas, kthehet mbrapa me një detektor metali që varet poshtë tij. I vendosur 4 cm mbi tokë, pajisja zbulon ku minat janë groposur dhe i shënon ne hartë, në formën e pikave të GPS.

Në fund, me një kapëse të vendosur në vend të detektorit të metalit, droni kthehet tek minat dhe vë një sasi eksplozivi në to, të cilët shpërthehen nga distanca.

Përfundimisht, Hassani do t’i pëlqente ta shikonte të gjithë procesin e autonom. Ai vlerëson kur droni të jetë në punë, procesi do të jetë 20 herë më i shpejtë dhe shumë me pak i kushtueshëm sesa metodat tradicionale me skuadra njerëzish. Gjithashtu do të ishte edhe me e sigurtë.

Droni gjuetar i minave mundet të bëjë botën një vend më të sigurtë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)