Samsung prezantoi tre modele të reja të telefonëve premium Galaxy A 2016

Publikuar më: 03-12-2015

samsung-logo-blueKa mbërritur më në fund përditësimi i shumëpritur i linjës Galaxy A. Këto linjë përfaqëson përpjekjet e para të Samsung për tu distancuar nga një dizajn prej plastike të telefonëve në filozofinë e metalit.

Këtë vit, Galaxy A, sjell edhe risi siç janë skanerat e shenjave të gishtërinjve, stabilizim optik të imazheve dhe teknologjinë e Samsung Pay. Por le të hyjmë në detaje të harduerit të modeleve të reja:

Samsung Galaxy A3 (2016)

Ky model u ballaqua edhe me ndryshimet më drastike nga të tre telefonët. Ekrani 4.5 inç me rezolucion 540×960 piksel është zëvendësuar 4.7 inç me rezolucion 720p.

Kamera gjithashtu është zëvendësuar me një sensor 13 megapiksel me hapje f/1.9. Proçesori ngelet me katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 1.5 Ghz shoqëruar nga 1.5 GB RAM. Bateria nga 1800 mAh shkon në 2300 mAh. Nuk mungon disponueshmëria e varianetit me dy karta ndërsa LTE-ja ngelet në Kategoria 4.

Ky model është i vetmi që nuk ka sensor të shenjave të gishtërinjve.

Samsung Galaxy A5 (2016)

Edhe Galaxy A5 është rritur duke kaluar në ekran 5.2 inç Super AMOLED meGalaxy-A rezolucion 1080p. (modeli i kaluar kishte ekran 5 inç 720p). Proçesori i vjetër katër bërthamësh i përket së kalurës sepse tani telefoni fuqizohet nga një model tetë bërthamësh. RAM është 2GB ndërsa memorja e brendshme 16 GB.

Galaxy A5 2016 ka trashësi prej 7.3 mm nga 6.7 që ishte vitin e shkuar. Madje është edhe më i rëndë me 155 gram. Bateria ka kapacitet 2900 mAh.

Ka po të njëjtën kamër që zotëron Galaxy A7 me sensor 13 megapiksel dhe stabilizim optik të imazheve. Në butonin kryesor fshihet një skaner i shenjave të gishtërinjve. LTE është e Kategorisë 6.

Samsung Galaxy A7 (2016)

Ky telefon është edhe më i rëndësishmi. Me ekran 5.5 inç Super AMOLED dhe rezolucion 1080p, Galaxy A7 2016 fuqizohet nga në proçesor tetë bërthamësh. Mbase edhe zhgënjimi më i madh është mungesa e Android Marshmallow 6.0.

Bateria ka një kapacitet prej 3300 mAh dhe vjen me teknologjinë Fast Charging. Mermorja RAM është shtuar edhe me 1 GB të tjera duke sjellë totalin në 3GB.

Kamera e pasme është 13 megapiksel me hapje F/1.9. Sigurisht që ky model përfshin një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe transmetues magnetik për Samsung Pay. LTE është e kategorisë 6 me shpejtësi deri në 300 Mbps. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi tre modele të reja të telefonëve premium Galaxy A 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)